FB

February 25, 2026 | 16:00

TEST / Çfarë lloj partneri je në marrëdhënie?

 

Secili prej nesh e përjeton dashurinë ndryshe, disa janë romantikë të pandreqshëm, disa kërkojnë stabilitet, të tjerë vlerësojnë lirinë dhe hapësirën personale. Ky test i thjeshtë do t’ju ndihmojë të zbuloni çfarë lloj partneri je në një marrëdhënie dhe çfarë vlerëson më shumë tek dashuria. Zgjidh alternativën që të përfaqëson më shumë dhe në fund shiko se cili profil të përshkruan më mirë.

cift-i-dashur

1. Dita e Shën Valentinit për ty është:

 

a) Një ditë shumë e veçantë dhe romantike

b) Një arsye e bukur për të kaluar kohë bashkë

c) Diçka simbolike, jo shumë e rëndësishme

d) Thjesht një ditë si gjithë të tjerat

 

2. Si e shpreh më shpesh dashurinë?

 

a) Me fjalë të ëmbla dhe mesazhe

b) Me veprime dhe surpriza

c) Duke qenë gjithmonë aty kur duhet

d) Nuk e shpreh shumë, por e ndjej fort

 

3. Një dhuratë ideale për ty është:

 

a) Diçka romantike dhe personale

b) Diçka praktike

c) Një përvojë (shëtitje, aktivitet bashkë)

d) Nuk ka rëndësi dhurata

 

4. Në një debat me partnerin:

 

a) Flas menjëherë për ta zgjidhur

b) Marr pak kohë dhe pastaj flas

c) Mundohem ta shmang konfliktin

d) Mbyllem dhe nuk flas shumë

 

5. Marrëdhënia ideale për ty ka më shumë:

 

a) Romancë dhe emocione

b) Besim dhe stabilitet

c) Miqësi dhe komunikim

d) Liri dhe hapësirë personale

 

6. Si ndihesh për surprizat?

 

a) I adhuroj

b) Më pëlqejnë, por jo gjithmonë

c) Vetëm nëse janë të vogla

d) Nuk më pëlqejnë fare

 

7. Xhelozia për ty është:

 

a) Shenjë dashurie

b) Normale deri diku

c) Diçka që duhet kontrolluar

d) E panevojshme

 

8. Kur partneri ka nevojë për mbështetje:

 

a) Jam gjithmonë emocionalisht aty

b) Përpiqem ta ndihmoj praktikisht

c) Dëgjoj dhe jap këshilla

d) I jap hapësirë

 

9. Një mbrëmje perfekte për ty është:

 

a) Darkë romantike

b) Film dhe qetësi

c) Biseda të gjata

d) Secili bën gjërat e veta

 

10. Në një marrëdhënie, ti je më shumë:

 

a) Romantiku

b) I kujdesshmi

c) Miku më i mirë

d) I pavaruri

 

11. Çfarë të bën të ndihesh i/e dashuruar?

 

a) Vëmendja dhe fjalët

b) Përkushtimi

c) Koha cilësore

d) Respekti për hapësirën time

 

12. Për ty dashuria është:

 

a) Një ndjenjë e fortë

b) Një angazhim

c) Një partneritet

d) Një zgjedhje personale

 

PROFILET

Më shumë A – Romantiku/ja i/e zemrës

Ti jeton për emocionet dhe momentet e bukura. Dashuria për ty është pasion, fjalë të ëmbla dhe gjeste romantike.

 

Më shumë B – Partneri/ja i/e përkushtuar

Je i/e besueshëm/me dhe serioz/e në marrëdhënie. Tregon dashurinë me veprime dhe stabilitet.

 

Më shumë C – Miku/ja ideal/e

Për ty komunikimi dhe miqësia janë baza e çdo dashurie të shëndetshme. Je i/e kuptueshëm/me dhe i/e hapur.

 

Më shumë D – Shpirti i lirë

Vlerëson pavarësinë dhe respektin reciprok. Dashuron në mënyrën tënde, pa presion dhe pa dramatizime.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top