Teste

January 9, 2021 | 8:22

Test / Çfarë nëne jeni?

Jeni një nënë këmbëngulëse, e butë apo e drithëruar për fëmijët tuaj? Zbulojeni me anë të këtij testi. Për të pasur një rezultat më të besueshëm, është e nevojshme që t’i përgjigjeni pyetjeve me sinqeritetin më të madh…

  1. Fëmija juaj qan pa pushim, pastaj e merr në krahë dhe ai pushon në çast. Si e interpretoni këtë sjellje të tij?

a. Kishte nevojë për një përqafim.

b. Kishte nevojë për vëmendje.

c. Thjesht po bënte teka.

d. Është një tekë e paarsyeshme, herën tjetër nuk do të bie pre e të qarave të tij.

  1. Fëmija juaj ka zakonin e keq që i gjuan me lodra njerëzve që nuk i njeh:

a. E qortoj kaq shumë sa herën tjetër nuk e bën më.

b. I kërkoj falje personit që u dëmtua, por nuk di si të veproj.

c. Mundohem t’i shpjegoj fëmijës se kjo është një sjellje që nuk duhet bërë.

d. Ia heq fare lodrat kur në shtëpi vijnë njerëz të huaj.

  1. Fëmija juaj shoqërohet me vështirësi me fëmijët e tjerë në shkollë:

a. Përballem menjëherë me këtë problem, duke folur haptas me të.

b. Mundohem ta shtyj që të ftojë ndonjë shok të klasës në shtëpi, për të luajtur apo mësuar së bashku.

c. Organizoj një festë në shtëpi dhe ftoj të gjithë shokët e klasës.

d. Flas me mësuesen për të kuptuar nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon.

  1. Jeni në një dyqan dhe shikon një nënë me vajzën e saj që bëjnë shopping së bashku:

a. Njësoj si unë me vajzën time, sa bukur!

b. Vajza duhet të bëjë shopping me shoqet, jo me mamin!

c. Është një rast i shkëlqyer për t’u shoqëruar me fëmijët në moshën e adoleshencës.

d. Ndoshta janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

  1. Djali ju kërkon çdo ditë që ta ndihmoni me detyrat e shtëpisë:

a. E ndihmoj, pasi e di që ka nevojë për mua.

b. Mundohem të kuptoj, ndoshta po përpiqet që të më bindë t’ia bëj unë detyrat!

c. E ndihmoj, por mundohem edhe të kuptoj se përse ka vështirësi që t’i bëjë detyrat vetë, në mënyrë të pavarur.

d. I sugjeroj të ftojë ndonjë nga shokët e tij që të mësojnë së bashku.

  1. Është ora e gjumit, por djali juaj nuk duket se ka ndërmend të shkojë të flejë:

a. E dërgoj urgjent për të fjetur, nuk ka kompromis për këtë gjë!

b. E lë të rrijë edhe pak, nesër kur t’i flihet gjumë në klasë, do të vërë mend!

c. I premtoj se do t’i lexoj një përrallë e kështu ai bindet.

d. E përkëdhel për disa minuta dhe më pas e çoj të flejë në krevatin e vet.

  1. Kur mendon për veten si mama, e konsideron veten mbi të gjitha një nënë:

a. E dashur dhe shumë e pranishme

b. E durueshme dhe e qetë

c. Me nerva dhe e stresuar

d. E lodhur, e shpërqendruar.

  1. Fëmija juaj ka nota shumë të këqija në shkollë:

a. Me siguri është faji i mësuesve.

b. Me siguri është faji i tij.

c. Mund të ketë një sjellje të gabuar, të cilët mësuesit duhet ta korrigjojnë.

d. Ndoshta po kalon një periudhë mërzie, duhet të kujdesem më shumë që të kuptoj se çfarë është.

  1. Çfarë mendon për ato nëna që i mbrojnë fëmijët e tyre me çdo kusht, edhe kur janë përpara një gabimi madh të madh?

a. Janë pa mend.

b. Janë gënjeshtare.

c. Për mendimin tim, shpesh kanë të drejtë.

d. Janë të trembura.

  1. Vajza juaj 14 vjeçe ju kërkon të veshë këpucë me taka dhe të lyejë sytë:

a. Fëmijët sot i bëjnë gjërat para kohe, por nuk prish punë.

b. Pranoj zemërthyer, por tani kështu bëjnë dhe shoqet e saj!

c. Është shumë e vogël, nuk pranoj!

d. Pranoj, por i bëj një bisedë të gjatë për gjëra të ndryshme.

Më shumë A

MIKE

Për fëmijët tuaj nuk jeni dhe nuk do të jeni asnjëherë vetëm një nënë, por mbi të gjitha një mike, tek e cila mund të mbështetet në rast nevoje dhe ku mund të rrëfehet edhe për gjërat më intime. Pa dyshim vajza juaj do të ishte (ose është) shoqja jote e preferuar për të bërë shopping, por kujdes të mos e ekzagjeroni me sjelljet tepër fëminore!

Më shumë B

E RREPTË, POR E DREJTË

Besoni me këmbëngulje se rreptësia është e nevojshme me fëmijët, por ekzagjerimet nuk i pëlqejnë askujt, përkundrazi, ndonjëherë mund të përkeqësojnë situatën. Nëse fëmija juaj ka ose do të ketë probleme ju ia jepni mbështetjen tuaj, por pa u gënjyer nga mashtrimet apo tekat e tij.

Më shumë C

MIRËKUPTUESE

Jeni një nënë mirëkuptuese, e gatshme ta dëgjoni fëmijën, por mbi të gjitha e kujdesshme për të kapur sinjalet, edhe ato më të padukshmet. Besoni se tekat ose notat e ulëta në mësime janë rezultat i një mërzie të fëmijës në shkollë dhe bëni çdo gjë të jetë e mundur për ta ndihmuar.

Më shumë D

E BEZDISSHME

Ju nuk jeni vetëm e rreptë, por më tepër se kaq… jeni e bezdisshme! Jeni nga ato nëna që jeni gjithmonë gati për të debatuar për çdo gjë, tepër e kujdesshme për gjërat që bën fëmija juaj, madje edhe kur është i rritur dhe ka kaluar mosha e adoleshencës.

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top