1Jeni duke ecur në rrugë dhe gjeni një kuti. Afroheni dhe shihni brenda saj. Çfarë përmban kutia?
2Imagjinoni sikur jeni në kushtet që të dilni që tani në pension. Ku do ta kalonit pjesën tjetër të jetës suaj?
3Gjatë gjithë ditës keni shëtitur në një shkretëtirë, krejtësisht të humbur. Në largësi dalloni një fshat. Gjithashtu shihni edhe oaze shkretëtire plot me ujë, bimë dhe ushqim. Cilën rrugë do të zgjidhni?
4Çfarë do të bënit nëse papritmas humbisni gjithçka?
5Nesër është e diel. Çfarë planifikoni të bëni?
6Nëse do të gjendeshit në një vend të ngushtë, ku do të shkonit për ndihmë? Kë do të pyesnit?
7Nëse do të mund të zgjidhnit një moshë për pjesën tjetër të jetës suaj, cila do të ishte ajo?
8Nëse do t’ju thonin se keni vetëm 24 orë jetë, si do të dëshironit ta kaloni këtë kohë?
9Nëse ka rënë zjarri në shtëpinë tuaj dhe mund të shpëtoni vetëm një gjë, cila do të ishte ajo?
Shpjegimi i pyetjeve të testit është i listuar në pikat e mëposhtme:
1Ajo çfarë gjetët në kuti është përfaqësuese e llojit të fatit që mendoni se do të keni në një rrethanë të papritur. Ishte kutia bosh? Ndoshta nuk ndiheni edhe aq me fat. Ishte kutia plot me kotele? Ju mund ta konsideroni veten me shumë fat.
2Nëse vendi që keni zgjedhur të kaloni pensionin është ai ku jeni tani, me shumë mundësi ndiheni shumë rehat me jetën. Nëse zgjidhni një destinacion të largët, me shumë gjasa jeni një ëndërrimtar ose romantik. Nëse nuk mund të vendosni, me siguri keni çështje, të cilat duhet t’i zgjidhni.
3Nëse shkuat tek oazi, me siguri preferoni të luani pas punës. Nëse zgjodhët rrugën për në fshat, zakonisht merrni përgjegjësi për veten dhe për njerëzit e tjerë për të cilët kujdeseni.
4Nëse keni menduar të rifilloni nga e para pasi keni humbur gjithçka, me shumë mundësi jeni ai lloj njeriu që merrni përgjegjësinë për veprimet e tuaja dhe jo thjesht reagoni ndaj rrethanave të jetës.
5Ajo çfarë planifikoni të bëni të dielën reflekton zakonet tuaja financiare. Të dielat janë ditët kur jeni të lirë të bëni çfarë dëshironi. Nëse keni menduar të qëndroni në shtëpi dhe të pushoni, me siguri nuk shpenzoni shumë lekë. Nëse keni menduar të dilni dhe për të bërë aktivitet fizik, me siguri jeni një njeri kursimtar. Nëse thjesht keni ecur, me shumë gjasa jeni shumë dorështrënguar. Nëse keni menduar të dilni dhe të blini diçka të bukur, atëherë jeni një njeri që nuk dini të kurseni lekë.
6Nëse jeni lloji i njeriut që kërkon t’i rregullojë gjërat vetë, me siguri keni një karakter të fortë që bën një jetë të sigurt në vetvete. Nëse keni kërkuar ndihmën e miqve dhe të familjes, me shumë gjasa jeni pak të pasigurt. Nëse keni kërkuar ndihmën ligjore, me siguri jeni një jurist.
7Mosha që zgjidhni përfaqëson se kur keni qenë vërtetë të lumtur. Nëse keni menduar për një moshë shumë të re, kjo gjë do të thotë se ju mungon ajo moshë. Nëse keni menduar një moshë të madhe, do të thotë se me shumë gjasa jeni të etur për maturi.
8Nëse zgjidhni të kaloni kohë me familjen, ka shumë të ngjarë që jeni shumë sentimentalistë. Nëse doni të qëndroni vetëm, me siguri jeni të pakënaqur me jetën tuaj. Nëse mendimi i parë që ju erdhi në mendje ishte një festë, do të thotë se ndiheni në paqe me jetën.
9Nëse keni zgjedhur të merrni një album me foto, jeni shumë sentimentalistë. Nëse keni zgjedhur veshje, jeni me siguri shumë të kujdesshëm. Nëse keni zgjedhur diçka të shtrenjtë, jeni një njeri materialist. Nëse rrëmbeni pasaportën apo kompjuterin, me siguri jeni një njeri shumë praktik.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 163
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.