Kjo është një nga pyetjet që i bëjmë shpesh vetes: të kuptojmë nëse jemi të dashuruar apo është një ndjenjë kalimtare? Ky test ju ndihmon të kuptoni më shumë. Shënoni në një fletë përgjigjet që janë pikë, të cilat mund t’i gjeni vetëm pasi të keni bërë testin.
- Çfarë ndjeni kur ju prek apo kur rrini pranë tij?
a. Asgjë, ndihem vetëm e lumtur
b. Dridhem e më shkojnë mornica në të gjithë trupin
c. Nuk kam asnjë ndjesi
- Nëse do t’ju kërkonte të dilnit bashkë, reagimi juaj do të ishte:
a. Do të hidhesha përpjetë nga gëzimi
b. Do të buzëqeshja lehtë
c. Filloj imagjinoj se çfarë mund të ndodhë
d. Ia them menjëherë miqve më të ngushtë
- Natën nuk fle dot…
a. Mendon gjithë kohën për atë njeri dhe se sa të bën të vuash
b. Qan sepse beson se ju jeni vetëm miq e asgjë më tepër
c. Mendon se sa tërheqës mund të jetë
- Ai është…
a. Gjithmonë në mendimet e tua
b. Shumë i bukur
c. Mendimi yt i parë
- Cili do të ishte reagimi juaj nëse do ta shihnit me një tjetër?
a. Jeni xheloze
b. Nuk ndjeni asgjë, në fund të fundit mund të ketë edhe shoqe
c. Ndiheni keq, sepse trembeni se mund të bien në dashuri me njëri-tjetrin
- I shkruan mesazhe? E merr në telefon?
a. Nëse ai nuk më shkruan, pse duhet ta bëj unë një gjë të tillë?
b. I shkruaj shpesh dhe ndonjëherë e telefonoj.
c. Rrallëherë
d. I shkruaj miqve. Duhet të jetë ai që të më kërkojë, jo unë
Më shumë se 30 pikë
Me siguri keni rënë në dashuri. Ndoshta jeni duke u munduar të fshehni atë që ndjeni, por duhet t’ia thoni. Kushedi, mund të ndodhë që edhe ai të ndjejë të njëjtën gjë. Dhe nëse nuk ju dashuron, dijeni se keni bërë mirë që ia thatë, sepse hoqët një barrë të rëndë nga shpatullat.
Më pak se 29 pikë dhe më shumë se 16
Është vetëm një tërheqje ose ndoshta edhe diçka më shumë. Krahasoni përgjigjet e tjera që të kuptoni se cilat shenja ju mungojnë për të kuptuar nëse keni rënë në dashuri.
15 pikë ose më pak
Është vetëm një tërheqje. Maksimumi mund të shndërrohet në një ‘dalldi’, por që do të venitet nga një çast në tjetrin. Këshillë: nëse kuptoni që është një ndjenjë e fortë, prisni pak. Mundohuni të kuptoni sjelljen e tij dhe bëni të mundur që kur t’ia thoni se çfarë ndjeni, të mund të mbeteni miq.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.