FB

July 15, 2023 | 7:52

Test / Cilat rroba banje në modë duhet të vishni këtë verë?

Trup, me lidhëse, bikini apo mini: cilat rroba banje në modë duhet të vishni në verën e 2023? Zbulojeni përmes këtij testi personaliteti!

Vera po na shoqëron me ditë të nxehta, e bashkë me të edhe dëshira për të vrapuar në plazh, për pjesën që nuk i ka marrë ende pushumet, për të shijuar qetësinë e merituar… Dhe, sigurisht, shumë argëtim! Ardhja e vapës është një mundësi për të shfaqur një pamje trendi që i përgjigjet modës së stinës. Për një mbrëmje argëtimi, një aperitiv me miqtë, një zhytje në pishinë apo një shëtitje buzë detit: në verë, madje – dhe mbi të gjitha – rrobat e banjës bëhen pjesë e pandarë e veshjes!

Nëse jeni duke kërkuar për pamjen perfekte për sezonin, është e rëndësishme të mbani një sy në trendet më të fundit të veshjeve të plazhit. Rikthehen rrobat e banjës trup, me sharmin elegant dhe të përjetshëm, i cili do t’i japë një prekje “retro” çdo pamje plazhi. Edhe rrobat e banjës me lidhëse kombinon komoditetin me nostalgjinë e viteve 2000, ndërsa rrobat e banjën me një shpatull është zgjedhja e preferuar e atyre që duan të ushtrojnë shumë aktivitete pa qëndruar për asnjë moment! Mini bikini është trendi i preferuar i të famshmëve: një bikini XXS që ju lejon të merrni një nxirje hiper-ekstensive!

y 

Cilin aktivitet preferoni të bëni në plazh?

a.Dëgjoj muzikë ose lexoj libër

b.Bëj sërf ose zhytje

c.Marr rreze dielli

d.Shëtis në breg të detit

 

Cila ngjyrë nuk mungon në garderobën tënde verore?

a.Ngjyra e errrët, e zezë ose blu e thellë

b.Ngjyra pastel, rozë ose bojëqielli

c.Ngjyra fluoreshente, e gjelbër ose çiklamin

d.Ngjyra të gjalla, e verdhë ose portokalli

 

Cilën pije preferon për t’u freskuar në verë?

a.Ujë tonik ose mineral

b.Kokteil tropikal me ngjyra

c.Lëng frutash të freskëta

d.Një gotë shampanjë

1

Çfarë nuk mund t’i mungojë pamjes tuaj në plazh?

a.Shall ose mbulesë

b.Kapele e madhe

c.Syze dielli vintage

d.Një byzylyk veror për këmbët

 

Çfarë preferon të bësh gjatë netëve verore?

a.Të lëshohem në diskotekë ose një fetsë të madhe

b.Të shkoj në koncerte ose të ekspozita

c.Të bëj një zjarr të madh me miqtë në plazh natën

d.Të bëj aperitivë ose mbrëmje verore në restorante luksi?

 

PROFILE

Rroba banje me lidhëse

Jeni një person krijues që e do lirinë tënde, por nuk heq dorë as nga komoditetet. Ndrojtja juaj shpesh ju bllokon, por kur ndiheni mirë mund ta tregoni personalitetin tuaj pa frikë. Rrobat e banjës me lidhëse ofrojnë një prekje feminiteti dhe rehatie në pamjen tuaj verore: mund ta personalizoni si të doni, në emër të nostalgjisë Y2K!

 

Kostum trup

Jeni një person elegant dhe karizmatik, sharmi juaj i përjetshëm arrin të tërheqë si një magnet shikimin e kujtdo që takoni. Nuk ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes, por e vlerësoni kur dikush e njeh vlerën tuaj. Rrobat e banjës trup ju lejojnë të tregoni një stil të sofistikuar dhe me klas, pa sakrifikuar komoditetin dhe elegancën me një prekje retro.

 

Mikro bikini

Jeni një person i guximshëm dhe me vetëbesim që nuk keni frikë të tregoni veten për atë që jeni edhe para të huajve. Ju nuk keni frikë nga gjykimi dhe jeni të sigurt për aftësitë tuaja: keni një karakter të fortë dhe gjithmonë dini të pohoni arsyet tuaja! Mikro bikini është tendenca perfekte e verës për të nxjerrë në pah besimin dhe personalitetin tuaj të gjallë, duke ju dhënë lirinë për t’u shprehur… duke marrë një nxirje perfekte!

 

Kostum bandeau

Jeni një person energjik, thjesht nuk mund të rrini ulur aq gjatë sa të merrni frymë midis një aventure dhe një tjetre. Për ju, vera përbëhet nga zbulime, argëtim dhe miqësi të reja. Gatishmëria juaj e këndshme dhe e gëzuar ju lejon të sillni një valë drite kudo që të shkoni. Rrobat e banjës bandeau përshtaten në mënyrë të përkryer me stilin tuaj të jetesës aktive dhe ju lejon të lëvizni me lehtësi gjatë aventurave tuaja verore!

 

 

Burimi Alfemminile / Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top