Të gjithë jemi shumë kuriozë nëse këto teste zbulojnë vërtet personalitetin tonë, prandaj le ta bëjmë këtë provë shumë të thjeshtë. E gjitha çfarë duhet të bësh është të zgjedhësh se cili djalë në mesin e të katërve është më budalla, sipas mendimit tuaj: kjo tregon diçka për personalitetin tuaj.
Shikoni imazhin dhe zgjidhni: Cili djalë mendon se është më budalla?
Nëse mendoni se djali më budalla është numri një, një gjë është e sigurt: ju dorëzoheni shumë lehtë në jetë. Ju mendoni se nuk mund të ndikoni në situata të caktuara dhe prandaj pranoni atë që vjen. Asnjëherë nuk grindeni dhe preferoni të qëndroni në heshtje dhe paqësor, sepse grindjet dhe skandalet ju trishtojnë. Ju jeni një person shumë i sjellshëm dhe i sinqertë.
Nëse mendoni se djali më budalla është numri dy, problemi juaj është që në fillim veproni dhe pastaj mendoni. Ju nuk e shihni situatën që keni përpara, ju humbni kohë duke e studiuar atë. Ajo që duhet të bëni është që të merrni një vendim sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ky është shkaku kryesor i problemeve tuaja. Disa njerëz gabimisht mendojnë se jeni racional dhe të fortë, por kanë një perceptim të gabuar për ju.
Nëse mendoni se djali budalla është numri tre, ju jeni një person me një personalitet të fortë, ju jeni luftëtar nga natyra dhe gjithmonë zgjidhni të luftoni në vend se të ikni nga çdo situatë. Së pari shikoni problemet në detaje dhe më pas kërkoni zgjidhje, ndoshta sepse jeni shumë racionalë në trajtimin e situatave. Me siguri mund të jesh shumë i suksesshëm në jetë.
Nëse mendoni se djali më budalla është numri katër, atëherë ju jeni një revolucionar i lindur! Ndonjëherë për një kauzë të drejtë, ndonjëherë vetëm për muzikën e ëmbël të rebelimit! E gjithë kjo ju bën të dukeni më shumë si një utopik sesa idealist racional.
Burimi / https://italiafeed.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.