Në punë dhe në jetë ambicia është një element i rëndësishëm për karrierën, por edhe për të arritur objektivat personalë që i ke vënë vetes. Zbulo nëpërmjet këtij testi argëtues:
1) Mendimi i parë që të vjen në mendje kur një koleg yti bëhet epror?
a) Kënaqesh për suksesin e tij dhe e uron
b) Shpreson të fitosh sa më shpejt edhe ti një pozicion më të mirë në punë
c) Ky lajm nuk të intereson fare
2) Kur je në timon dhe ndalon në semafor…
a) Shikon rreth e qark se sa makina të tjera janë
b) Përfiton për të ndryshuar kanalin e radios
c) Admiron makinat në korsinë tjetër, që janë më të bukura se e jotja
3) Çfarë të tërheq më shumë në mal:
a) Bukuria e natyrës
b) Shëtitjet deri në majë të malit
c) Jeta e qetë dhe pa zhurma
4) Kur përgjigjesh në telefon, toni yt i zërit është:
a) Normal
b) I lartë
c) I thellë
5) Cila nga këto banesa u përshtatet më shumë dëshirave të tua?
a) Një apartament modern në qendër të qytetit
b) Një shtëpi në fshat
c) Një shtëpi, ndoshta edhe e thjeshtë, por të jetë pronë e juaja
6) Çfarë mendon për punët vullnetare pa pagesë?
a) Është një aktivitet bujar, i vlefshëm për të tjerët dhe që njëkohësisht të jep edhe kënaqësi
b) Të jep mundësinë për të qenë i dobishëm në mënyrë sa më praktike
c) Është një mënyrë që zëvendëson mungesën e shërbimeve sociale
7) Përgatitesh për të shkuar në një takim të rëndësishëm. Shqetësimi yt më i madh është:
a) Çfarë duhet të marr me vete
b) Çfarë duhet të vesh
c) Si të jem korrekt në orar dhe të mos vonohem
8) Të ndodh shpesh të krahasosh (edhe me veten) mënyrën e të punuarit dhe oraret e tua me ato të kolegëve dhe eprorëve?
a) Po, sepse më vlejnë sidomos për të mësuar dhe për t’u përmirësuar
b) Gjithmonë, dhe mendoj se jam më i miri
c) Jo, sepse gjithsecili ka një punë të ndryshme nga tjetri
9) Nëse gjatë orarit të punës bën një gabim…
a) Justifikohesh duke nxjerrë lodhjen si shkaktar të gabimit lodhjen
b) Mundohesh ta rregullosh gabimin para se të tjerët ta marrin vesh
c) E pranon gabimin haptas pa pasur frikë dhe me bindjen se do të rregullosh gjithçka më pas
10) Cila nga këto cilësi ka më shumë rëndësi për t’ia dalë mbanë gjithçkaje?
a) Vendosmëria
b) Aftësia
c) Përkushtimi
Profili juaj
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.