Teste

July 21, 2018 | 13:32

TEST / Cili është vendi juaj në çift?

Zini të gjithë hapësirën e shtëpisë suaj, apo i lini një kënd edhe partnerit? Përgjigjuni pyetjeve të testit tonë pa u menduar shumë dhe do të zbuloni se çfarë pozicioni keni në historinë tuaj të dashurisë

  1. Jeni duke parkuar dhe dëmtoni parafangon e makinës. Si reagoni?

∆ Telefonon partnerin që të vijë t’ju ndihmojë.

□ Telefononi mekanikun për ta çuar po atë ditë makinën.

○ Telefononi prindërit, pasi i dashuri me siguri do të inatoset.

  1. Cila është receta e duhur që marrëdhënia juaj të zgjasë?

□ Merreni ju me gjithçka.

∆ Gjeni gjithmonë kompromise.

○ Realizoni çdo dëshirë të partnerit.

  1. Te cila nga këto shprehje e gjeni më shumë veten?

∆ Çifti nuk është bërë për t’u kuptuar, por për t’u dëgjuar.

○ Një femër duhet ta ndjekë partnerin e saj, jo ta persekutojë.

□ Në çift e rëndësishme nuk është ta bësh partnerin të lumtur, por të jesh e lumtur dhe t’i ofrosh atij këtë lumturi.

  1. Sipas jush, martesa është:

∆ Binom.

○ Bashkëpunim.

□ Pasuri.

  1. Cila fjali që ju thotë partneri ju mallëngjen më shumë?

□ “Nuk di se ç’do të bëja pa ty”.

○ “Nuk kam qenë asnjëherë kaq i lumtur”.

∆ “Tek ti kam gjetur shpirtin binjak”.

  1. Keni nevojë për një mashkull që…

○ Ju thotë shpesh vazhdimisht “të dua”.

□ Ju lejon të dilni me miqtë pa u mërzitur.

∆ Kupton se ndarja e punëve është e domosdoshme për një çift.

  1. Çfarë jeni e gatshme të bëni për dashurinë?

○ Jeni gati për gjithçka. Madje edhe të dhuroni një veshkë.

∆ Gjithçka, nëse dhe partneri do të bënte të njëjtën gjë për mua.

□ Po ai, çfarë është i gatshëm të bëjë për mua?

  1. Mikesha juaj sapo është ndarë, pasi partneri e ka tradhtuar. Çfarë mendon?

○ Shumë radikale. Në dashuri është e nevojshme edhe falja.

∆ Nuk mund të gjykoj, sepse gjithçka varet nga konteksti ku ndodhesh: ka ndodhur vetëm një herë apo është një marrëdhënie e mirëfilltë jashtëmartesore?

□ Ka bërë shumë mirë. Ai duhej të mendohej mirë për pasojat para se ta tradhtonte.

  1. Si e imagjinoni ditën kur do të bëheni me fëmijë?

∆ Do ta ushqejmë me radhë. Fëmija është i të dyve dhe përgjegjësia ndahet në dy.

○ Natyrisht i takon nënës të kujdeset për beben. Është edhe më e zonja për të ndërruar pelenat e për t’i dhënë biberonin.

□ Një nënë duhet të bëjë gjithçka që të jetë edhe femër, edhe e dashur, edhe grua në karrierë. Duhet të tregojë kujdes edhe për veten.

  1. Cila është receta që lidhja të funksionojë?

□ Dini se çfarë është më mirë për ju dhe çiftin tuaj.

∆ Nuk keni një recetë mrekullibërëse, por me pak bashkëpunim është e mundur t’ia dilni.

○ Nëse partneri është i lumtur, atëherë padyshim që do të jeni edhe ju.

  1. Kush bën hapin e parë pas një grindjeje?

□ Gjithmonë ai.

○ Gjithmonë ju.

∆ Varet se kush e ka filluar debatin i pari.

  1. Cila nga cilësitë e mëposhtme ju përshtatet më së miri?

□ E sigurt në vetvete dhe e pavarur.

○ Pasionante dhe e nënshtruar.

∆ E dashur dhe e matur.

  1. Kur shkoni në kinema, cili nga ju zgjedh filmin që do të shihni?

○ Ai, ka gjithmonë ide të mira.

□ Ju, sepse lexoni përmbajtjen e filmit më shumë se ai.

∆ Me radhë, sepse ai ka shumë qejf filmat thriller dhe ju komeditë.

  1. Filloni të jetoni bashkë dhe…

□ Sapo të grumbulloni ca lekë më shumë do të ndryshoni mobiliet.

○ Sakrifikon një nga dollapët që ai të ketë më shumë hapësirë.

∆ Librat tuaj bashkëjetojnë në harmoni në bibliotekë.

  1. Boljeri nuk është shumë i madh dhe…

○ Nuk është problem: ju bëni dush në mbrëmja dhe ai në mëngjes.

∆ Një ditë lahet ai, ditën tjetër ju.

□ Dushi i së dielës në mbrëmje është i shenjtë. Dhe edhe ai i së hënës po ashtu.

  1. Jeni në një autobus plot me njerëz dhe lirohet një vend…

□ Është vendi juaj.

∆ Uleni me radhë. Një stacion ju, një stacion ai.

○ Ulet ai, pasi zë shumë vend më këmbë. Vetë gjen një vend tjetër.

 

Më shumë ○

BËHENI MJAFT E VOGËL

Jeni një femër pasionante, që e jetoni plotësisht historinë tuaj të dashurisë. Jeni gati për gjithçka vetëm që të bëni të lumtur partnerin dhe i plotësoni atij gjërat e nevojshme. Sipas jush, roli i një femre është të kujdeset për partnerin e saj, duke i lehtësuar jetën sa më shumë të jetë e mundur. Nuk ka problem pse jeni në fund të listës së përparësive, sepse ajo që ka rëndësi për ju është mashkulli që ju qëndron pranë. Ndjeni kënaqësi të pafundme kur e bëni të lumtur. Ajo që ju mbush me gëzim është të lexoni në sytë e tij mirënjohjen për gjithçka që bën për të. Disa thonë që jeni e nënshtruar, por nuk ka rëndësi. Në fund të fundit, të jeni një partnere e mirë, do të thotë të vendosni dëshirat e tij para tuajave.

Këshillë: Fakti që minimizoheni në çift do të thotë që keni pak besim në vetvete. Për këtë arsye përuleni kaq shumë. Nga ana tjetër, në dashuri keni nevojë që të ndiheni e sigurt, që partneri t’ju thotë shpesh: “të dua”. Por mos harroni asnjëherë të kujdeseni për veten dhe reflektoni se sa me fat është partneri që ju ka ju, sepse vetëm duke respektuar dhe vlerësuar veten ai do t’ju dojë më shumë dhe pafundësisht.

Më shumë ∆

JENI TË BARABARTË

Sekreti që një lidhje të funksionojë? Bashkëpunimi. Kjo është fjala kyçe. Sipas jush, që një marrëdhënie të zgjasë, duhet të jeni e barabartë me partnerin. Dëgjimi është thelbësor. Ia vini vazhdimisht veshin dëshirave dhe kërkesave të partnerit, duke e vënë veten në vend të tij, duke e dëgjuar, pasi në këtë mënyrë lidhja funksionon. Sipas jush jeta në çift është një shkëmbim: duke dhënë dashuri e afërsi, do të merrni po të njëjtën gjë. Kjo vlen edhe për punët e shtëpisë. Sigurisht, secili ka fushën e tij të kompetencave: ai fshin me fshesë korrenti, ju vini në punë lavatriçen apo lavastoviljen… Por në çdo rast, është jashtë logjikës që ju të bëni gjithçka vetë.

Këshillë: Keni karakter reflektiv dhe të ekuilibruar, llogarisni vazhdimisht të mirat dhe të këqijat dhe nuk veproni asnjëherë e shtyrë nga impulsi i çastit.

Më shumë □

NUK I LINI HAPËSIRË PARTNERIT

Ju pëlqen t’i merrni vetë të gjitha vendimet. Praktikisht, ju pëlqen të bëni gjithçka që është në fuqinë tuaj në mënyrë që mes jush gjërat të shkojnë mirë. Partneri joshet nga pavarësia dhe nga besimi juaj në vetvete. E dini mirë që jeni e fortë si shkëmb, gati për t’u përkushtuar në të gjitha fushat. Ideja që partneri ju mbështet ju bën ta dashuroni edhe më shumë. Jeni e fortë, e lirë dhe adhuroni të keni gjithçka nën kontroll: punën, familjen, miqësitë, lidhjen, daljet. Nuk lini asgjë pas dore. Menaxhoni të gjitha aspektet e jetës së tij dhe jeni ju që i jepni ritëm asaj.

Këshillë: Keni nevojë të ndiheni e dobishme për të tjerët dhe mashkullin e jetës suaj. Por kujdes, pasi kur merreni ju me gjithçka, partneri mund të ndjejë vështirësi për të gjetur vendin e tij. Përse nuk e lejoni që t’ju përkëdhelë herë pas here? Ju bën shumë mirë!

 

Përgatiti: Manjola Ereqi | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 128

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top