Në fokus

July 21, 2018 | 13:38

Zbulohet molekula që lufton obezitetin

Obeziteti është një nga problemet më të mëdha të shëndetit që ka prekur tashmë shumë vende të botës. Dhe po ashtu përpjekjet për të gjetur një zgjidhje janë të shumta. Mesa duket edhe studimi i fundit është një tentativë e cila shpreson shumë që të luftoj kilet e tepërta.

Trupi ynë prodhon një substancë e cila në momentin që hyn në aksion ndihmon që të mbahet nën kontroll pesha, konsumi i kalorive dhe temperatura e trupit. Të paktën në këtë përfundim ka arritur studimi i realizuar nga Insitituti i Kërkimeve në Boston.

Dhe pikërisht kjo molekulë, kjo substancë hap një kapitull të ri në luftën kundër obezitetit. Grupi i kërkuesve kreu një sërë eksperimentesh tek disa minj të cilëve iu dha ujë në mënyrë që të mos shëndosheshin dhe ata që ndiqnin një dietë të pasur me yndyrna.

Molekula e cila është një produkt i metabolizmit, nxit prodhimin e nxehtësisë dhe për këtë arsye sjell djegien e kalorive tek minjtë. Shkencëtarët kanë identifikuar substancën e djegies së yndyrës duke shqyrtuar të gjitha molekulat e aktivizuara në indin dhjamor i cili favorizon konsumimin e kalorive dhe jo grumbullimin e tyre. Kjo molekulë sipas kërkimeve çlirohet në gjak gjatë aktivitetit muskular dhe pastaj ruhet nga indi dhjamor .

Eksperimentet e kryera në minj kanë treguar se, sapo “ruhet” në këtë ind përgjegjës të yndyrës, molekula rrit temperaturën dhe nxit konsumimin e kalorive. Një studim i tillë shton shpresat se lufta kundër obezitetit tek njerëzit do të jetë më efektive.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top