Teste

November 11, 2019 | 8:35

TEST / Ç’tip mamaje jeni?

Dëshironi të dini çfarë lloj mamaje jeni? Jeni një mama që u dorëzohet tekave të fëmijëve, apo keni forcën për të mos i lënë të përfitojnë… Përgjigjuni pyetjeve dhe zbulojeni.

1 – Natën vonë, të bërtitura mbërrijnë nga dhoma e fëmijës…

a) Rrotulloheni në anën tjetër dhe prisni që të pushojë së qari, duke mbuluar veshët me jastëk për të mos u shqetësuar.

b) Ngriheni para se fëmija yt të mendojë se e kanë braktisur dhe futesh në shtrat me të që ta qetësosh.

 

2 – Në supermarket fëmija juaj ndalon para raftit të karameleve dhe inskenon një tragjedi greke, në mënyrë që t’i marrë të gjitha me vete në shtëpi. Ju…

a) Vazhdoni për nga arka duke e shpërfillur ulërimën dëshpëruese.

b) Përpiqeni ta qetësoni duke i thënë: Në rregull një… epo mirë, dy. Mirë, mirë… dhe më në fund: Dakord, do të t’i blej të gjitha.

 

3 – Kërkesës: mami, miri i ka të gjitha koleksionet e personazheve, Dragonbollin, Ninxhat… dvd-të e filmave… I dua edhe unë! I përgjigjeni aty për aty:

a) Kur të fluturojë gomari!

b) Nëse do të sillesh mirë, do porosis babagjyshin e Krishtlindjeve të t’i sjellë.

 

4 – Fëmijët tuaj të adhuruar kanë bërë lëmsh shtëpinë: lodra gjithandej, copa letrash edhe në lavaman, divanet rrëmujë, jastëkët përtokë. Ju:

a) I detyroni që të rikthejnë gjithçka në rregull, qoftë edhe sikur t’u duhet të rrinë zgjuar deri në mesnatë.

b) Përvishni mëngët dhe përpiqeni të vini rregull shpejt e shpejt, duke e ditur se po nuk e bëtë ju s’do ta bëjë askush.

 

5 – Ju thërret mësuesja/edukatorja, e shqetësuar për mënyrën se si fëmija juaj shprehet, thotë fjalë të pista…

a) I shpjegoni mësueses se është thjesht një fazë kalimtare dhe nuk shqetësoheni, pasi do të kalojë.

b) Ju vjen turp dhe trembeni se mos mësuesja mendon se është kjo gjuha e komunikimit në familje. Ndaj kërkoni falje për sjelljen e fëmijës.

 

PROFILI JUAJ

Më shumë përgjigje A

Një mama e tillë nuk ekziston

Nuk ekzistoni, nuk e beson askush, as edhe nëse të shohin në veprim e sipër. Sidoqoftë, nëse ekzistoni, do t’ju duhej të shkruanit një libër për t’u mësuar mamave të “vërteta” se si duhet të sillen me fëmijët. Sjellja juaj është më e mira për ta bërë për vete, por edhe një herë, e vështirë të besohet se ekziston një mama e tillë.

Më shumë përgjigje B

Kur fëmijët t’ju qortojnë

Je në shoqëri të mirë, një mama që vëzhgon me kujdes dhe kërkon t’i çojë fëmijët të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht në adoleshencë, kur problemet do të jenë të ndryshme dhe shumë më të mëdha se këto vogëlima. Paçi fat, por kujtohuni! Vini mënjanë disa para, do t’ju duhen për psikanalistin, tek i cili do të drejtoheni në momentin kur fëmijët do t’ju qortojnë që nuk i keni edukuar në mënyrë të qartë e të qëndrueshme.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top