Teste

October 15, 2020 | 8:16

TEST / Dini të zgjidhni problemet në çift?

A jeni të aftë, kur ndodheni në vështirësi me partnerin, që të zgjidhni situatën dhe të kaloni krizën në çift? Zbulojeni me anë të testit tonë…

  1. Nëse ai ju flet për një problem në marrëdhënien tuaj, si reagoni?

a. I thoni se bëri mirë që e hapi këtë bisedë dhe e ftoni të flisni qetësisht.

b. I thoni se jeni e gatshme të flisni, por filloni të shqetësoheni seriozisht.

c. Hyn në panik dhe i bërtisni: jeni mëse e bindur që dëshiron të ndahet nga ju.

  1. Ka ca kohë që grindeni vazhdimisht. Çfarë bën?

a. Mundoheni të ulni tonin e zërit dhe më pas flisni qetësisht dhe seriozisht me të.

b. I kërkoni një përballje për të folur mbi këtë çështje.

c. Kjo gjë ju inatos, dhe megjithatë, vazhdoni dhe mbani një sjellje agresive.

  1. Keni një problem xhelozie, secili nga të dy është shumë posesiv, ndaj mendon që…

a. Duhet të punoni mbi besimin që i caktoni njëri-tjetrit, në mënyrë që të mos grindeni më.

b. Mundoheni të mos e mbani mendjen aty, por ndonjëherë bini në rrethin vicioz të xhelozisë.

c. Të dy nuk e mbani xhelozinë nën kontroll: nëse dikush ju afrohet e konsideroni si një kërcënim për marrëdhënien tuaj.

  1. Nuk jeni dakord mbi një vendim të rëndësishëm siç është martesa. Si silleni ju?

a. Mendoni se secili prej jush duhet të ketë kohë për të menduar dhe për t’u pjekur ndaj një ndryshimi kaq të rëndësishëm në jetë.

b. Sugjeroni ta shtyni për pak kohë, por nuk rrini dot pa e pyetur herë pas here nëse ka ndryshuar ide.

c. I jepni menjëherë një ultimatum: ose vendos tani, ose kurrë më!

  1. Ai ju kërkon një periudhë pauze dhe ju…

a. Besoni se në fund të fundit, një largim nuk bën gjë tjetër veçse ju ndihmon të shihni me qartësi situatën tuaj.

b. Pranoni, edhe pse me zemër të thyer. Kjo gjë ju fut ankth.

c. E përjetoni këtë kërkesë, njësoj si t’ju kishte thënë: “po të lë”.

  1. Partneri ju thotë se ka njohur një femër tjetër. Si silleni?

a. Mendoni se një krizë pas kaq shumë kohësh mund të ndodhë në çift dhe i lini hapësirë për të reflektuar.

b. Dëshironi që ai të ndihet i lirë për të kuptuar se çfarë ndjen, por jeni e mbingarkuar nga ndjenjat.

c. Kjo gjë ju trishton kaq shumë, saqë preferoni të ndaheni prej tij

  1. Pas një grindjeje të fortë, ju…

a. Mendoni se keni të dy nevojë të qetësoheni dhe më pas të flisni me qetësi.

b. Jeni shumë e tronditur, por mundoheni të ruani kontrollin.

c. Hyni në krizë dhe nuk keni më dëshirë të flisni, dëshironi të qëndroni vetëm.

  1. Nuk ju pëlqejnë disa nga miqtë e tij. Çfarë bëni?

a. Mendoni se në fund të fundit, nuk janë një çështje që ju përket dhe evitoni çdo koment.

b. E keni të pamundur që, herë pas here, të evitoni ironitë mbi këtë çështje.

c. I thoni prerë dhe qartë se do të ishte më mirë të mos dilte më me ta.

  1. Ju duket se midis jush pasioni është venitur paksa, ndaj…

a. Mundoheni t’i flisni dhe i propozoni nëse është e mundur që të flisni me një konsulent.

b. Mundoheni ta hapni si bisedë këtë çështje, por në fakt, nuk dini mirë se si të silleni.

c. Bëni sikur s’ka ndodhur gjë, me shpresën se kjo është vetëm një periudhë kalimtare.

  1. Ndonjëherë keni dyshimin se nuk i pëlqeni më si në fillim, ndaj…

a. Mundoheni të kuptoni nëse është fantazi e juaja, por nëse ju jep sigurinë që nuk është kështu, e besoni.

b. Përpiqeni më shumë për pamjen tuaj, duke menduar se kështu do ta bëni sërish për vete.

c. E vini me shpatulla pas murit: duhet t’ju thotë menjëherë nëse për të ka ndryshuar ndonjë gjë.

 

Më shumë përgjigje A | Eksperte e problemeve të zemrës

Komplimenta, jeni me të vërtetë shumë e zonja për të menaxhuar momentet e tensionit të çift. Nuk është e thënë që të gjitha marrëdhëniet do të kenë një fund të lumtur, por pa dyshim, sjellja juaj është më e mira për të kaluar çdo krizë ose problem, dhe nëse përpara jush keni një njeri që ju do me të vërtetë, gjërat do të zgjidhen!

Më shumë përgjigje B | Emotive

Kur jeni në krizë me partnerin e dini se do të duhej pak më shumë qetësi, por ndonjëherë ndjenjat ju bëjnë një shaka të hidhur. Komentet e gabimeve të vogla rrezikojnë të përkeqësojnë situatën në çift. Nëse do të mësoni të ruani gjakftohtësinë, me siguri do t’ia dilni të zgjidhni pjesën më të madhe të problemeve.

Më shumë përgjigje C | Grindavece

Mjafton fare pak për të ndezur tek ju xhelozinë dhe pasionin, dy karakteristika që ju bëjnë të merrni vendime të shpejtuara, të cilat më pas janë nuk janë shumë të nevojshme, nëse doni të çoni përpara një lidhje. Pa dyshim, është e nevojshme të mësoni të menaxhoni më mirë ndjenjat dhe të kuptoni se të arrini menjëherë dhe shumë shpejt në përfundime, shpesh nuk është zgjidhja më e mirë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 150

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top