Mirëqenie

October 15, 2020 | 8:20

Vjeshta, stina më emocionuese për ata që dinë të shijojnë bukuritë që ajo të fal çdo ditë

 

Ditët me shi shpesh të krijojnë kënaqësinë të rrish pas dritares me një gotë vere, duke kujtuar mbresat e ëmbla të stinës që lamë pas, dhe i themi vjeshtës mirë se erdhe!

Blerina Hima Mërtiri Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

Blerina Hima Mërtiri
Mësuese në shkollën “Andon Xoxa”, Fier

Fjala vjeshtë vjen nga fjala e lashtë etruske autu, u huazua nga romakët dhe u bë fjalë latine autumnus – vjeshtë. Shumë shkrimtarë e lidhin me melankolinë dhe mendimet e qeta me vjeshtën. Zgjatja e natës ndoshta na bën të nxitojmë ritmin, duke menduar se dita ikën shumë shpejt dhe nuk kemi arritur të bëjmë ato që kishim planifikuar. Dielli është akoma i ngrohtë, por ajri fillon me ftohtësinë tipike të vjeshtës. Kjo është koha më e përshtatshme për të ekuilibruar rutinën, është stina më perfekte për një mbrëmje me miqtë, shëtitje ose piknik në ajër të pastër, një pretekst shumë i mirë për t’i lejuar vetes edhe një shooping vjeshtor.

 

Ecjet në ajër të pastër

Ajri i pastër dhe i freskët është një arsye më tepër që tërheq për të kaluar kohë me ecje dhe aktivitete.

2

Ngjyrat

Mjafton një shëtitje për të vlerësuar ngjyrat dhe natyrën që bëhet e mrekullueshme. Ngjyrat e saj, e kuqe, e verdhë, përzierje e jeshiles me kafen, krijojnë një miks ngrohtësie për ëndrrat dhe shpresat që vazhdojnë gjatë, si një prelud i dimrit në ardhje.

Fotot

Një kombinim ideal midis dritës dhe ngjyrave na lejon të bëjmë foto të bukura në natyrën e vjeshtës.

Poetët

Janë atë që tërhiqen më shumë nga kjo stinë dhe i përgjigjen asaj me vargjet e tyre. Jo pak prej këtyre vargjeve i dëgjojmë dhe të gërshetuara me meloditë e këngëve.

20201013_093346

Pikturat e vjeshtës

Megjithëse pikturat me natyrë vjeshte arritën kulmin e tyre në impresionizmin francez, piktoret e sotëm shprehin një interes të madh, për ta pikturuar vjeshtën. Mjaft të shohim pikturat e Leonid Afremov i cili pjesën më të madhe ia kushtoi vjeshtës.

Gjithsesi, vjeshta mbetet një ndër stinët më tërheqëse dhe emocionuese për ata që dinë të shijojnë bukuritë që kjo stinë të fal çdo ditë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top