FB

March 6, 2024 | 6:22

Test / E keni mbështetjen e partnerit?

Në një lidhje dashurie është shumë e rëndësishme që partnerët ta duan dhe ta mbështesin njëri-tjetrin pa kushte. Këtu nuk bëhet fjalë për vetëmohimin e tyre, por për afrimitet, mbështetje në nivel këshillues. Po ju, e keni mbështetjen e partnerit kur ju duhet të merrni një vendim të rëndësishëm apo kur kaloni një shqetësim?

Zbuloni nëse i dashuri ju jep mbështetjen e duhur.

  1. Mendoni se partneri i jep përparësinë maksimale:

a. Mua

b. Familjes së tij

c. Vetes

  1. Merreni me një pasion dhe jeni shumë e ngarkuar. Si reagon partneri?

a. Ka të njëjtin pasion me mua.

b. Nuk ka të njëjtin pasion, por më respekton.

c. Ndonjëherë ankohet. Dëshiron që t’i kushtoj më pak kohë kësaj gjëje.

  1. Nuk ke pasur një ditë të mirë. Si sillet ai?

a. E kupton se diçka nuk shkon dhe më lë të qetë.

b. E kupton se kam një problem dhe bën çdo gjë të më ngrejë humorin.

c. Nëse nuk i them gjë, vështirë se e kupton.

  1. Mendoni për një rast të veçantë dashurie me të:

a. Nuk më vjen asgjë ndërmend.

b. Më vjen në mendje një rast.

c. Më vijnë në mendje shumë raste.

  1. Partneri ju jep ndjesinë se është i dashuruar dhe ju dëgjon?

a. Po, gjithmonë.

b. Zakonisht po.

c. Ndonjëherë jo.

  1. E sheh veten me partnerin pas dhjetë vjetësh?

a. Po, do të jemi edhe më të lumtur.

b. Po, edhe pse ndoshta do të jemi më pak të dashuruar.

c. Nuk e di…

  1. Në një temë delikate si mëmësia, çfarë bën partneri juaj?

a. Më mbështet në gjithçka.

b. Është përkrah meje, por për disa gjëra duhet të vendos unë.

c. Ndonjëherë më lë vetëm në marrjen e vendimeve.

  1. Kur duhet të përballeni me diçka të pakëndshme, partneri juaj:

a. Është gjithmonë i pranishëm.

b. Zakonisht është i pranishëm.

c. Ndonjëherë nuk është fare pranë meje.

  1. Që kur e njeh partnerin, a është larguar ndonjëherë përballë një problemi apo një përgjegjësie?

a. Jo, asnjëherë.

b. Po, një herë

c. Po, më shumë se një herë.

  1. Cila alternativë përshkruan më mirë partnerin tuaj?

a. Besimi, besnikëria.

b. Mbështetja, dashuria.

c. Ëmbëlsia, ngrohtësia.

Më shumë përgjigje A

Partneri ju jep mbështetjen maksimale

Partneri juaj është një njeri i sjellshëm dhe i përkujdesur ndaj jush. Është i aftë t’ju bëjë të ndiheni e mbrojtur, pasi shqetësohet për ju dhe për ndjenjat tuaja. Zakonisht e kupton vetëm nëse diçka nuk shkon dhe mundohet t’ju japë mbështetjen e tij edhe kur ju bëni sikur nuk e doni. Jeni me fat, keni përkrah një mashkull vërtet të dashuruar pas jush.

Më shumë përgjigje B

Partneri mundohet t’ju japë mbështetjen e tij

Partneri juaj bën të pamundurën, por ndonjëherë padyshim që mund të bëjë më shumë. Në momentet negative të përditshmërisë, ndonjëherë nuk jep më të mirën nga vetja, por vetëm sepse nuk ndihet plotësisht i sigurt për pozicionin e tij. Me pak sforco nga ana e tij dhe me më shumë besim nga ana juaj, gjërat mund të përmirësohen ndjeshëm.

Më shumë përgjigje C

Partneri mund t’ju ofrojë mbështetjen e tij

Nga përgjigjet që i keni dhënë pyetjeve të këtij testi nuk duket se ndiheni shumë e mbështetur nga partneri. Ndonjëherë, sidomos në raste të vështira dhe negative, ka tendencën të largohet dhe nëse nuk e bën, është vetëm sepse është me të vërtetë i dashuruar pas jush. Gjithsesi, mund të bëjë shumë më tepër, dhe këtë gjë e dini të dy.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.121

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top