Menaxhimi i një ekipi nuk të bën domosdoshmërisht një lider dhe një lidership joefektiv shpesh çon në performancë të ulët dhe në më pak të ardhura. Në fakt, arsyeja numër 1 që njerzit lenë punën është një shef i keq. Pasja e aftësive të duhura për të udhëhequr dhe frymëzuar një ekip mund të jetë si shpërblyes, ashtu edhe një sfidë e vërtetë. Si janë metodat e tua, më shumë konstruktive apo destruktive?
TIPARET E NJË SHEFI
Intimidon
Një shef mendon për mënyra se si të shfaqë autoritetin e tij dhe kërkon respekt, në vend që ta fitojë atë. Ai do të bëjë gjithçka që duhet për të mbajtur pushtetin e tij dhe kontrollin.
Shikon
Asgjë nuk i shpëton syrit të shefit. Ai shikon çdo lëvizje që bën ekipi i tij dhe analizon çdo gabim. Ai kritikon anëtarët e ekipit dhe i kërcënon ata kur performojnë keq.
Dëgjon
Një shef dëgjon atë që thonë anëtarët e ekipit por nuk vepron. Ai beson se ekipi i tij duhet të ulë kokën dhe të bëjë punën, pa dhënë përshtypjet e tij.
Urdhëron
“Dua që ti të bësh këtë”. ‘Duhet ta bësh këtë deri ditën e premte”. Kur jep urdhëra, ekipi duhet të përmbushë kërkesat e tij-pa bërë pyetje. Kur një projekt nuk realizohet në kohë, ai fajëson ekipin.
Rri me duar në xhepa
Një shef merr vendime dhe punën ia kalon ekipit të tij. Ai është i painteresuar në ecurinë e saj deri në momentin kur cënohet direkt ai. Stili i mbajtjes së duarve larg bën që ekipi i tij të fshehë prej tij çështje që mund ta mërzisin lidhur me ecurinë e projektit.
Bezdiset
Një shef mendon se puna vjen e para. Kjo nënkupton se ai duhet të jetë i aftë që të kërkojë kryerjen e punëve apo t’i kontaktojë anëtarët e ekipit në çdo orë të ditës apo natës. Nuk ka shfajësime për atë që nuk bëhet në mënyrën e duhur dhe kur ai e kërkon .
Objektiva të paqarta apo të paarritshme
Një shef kërkon t’i realizohen objektivat me çdo kusht. Ndryshimi i humorit të tij përcakton qëllimet ndaj edhe ekipi është i çoroditur dhe i frustruar. Ata kanë frikë që të bëjnë pyetje ndaj humbet kohë në përcaktimin e prioriteteve dhe strategjive.
Thënia e preferuar: Kam gjithnjë të drejtë!
Një shef mendon se ai i di më mirë gjërat. Askush nuk duhet të verë në diskutim autoritetin apo vendimin e tij. Një shef nuk do të drejtojë kurrë një ekip të suksesshëm apo të lumtur derisa të vendosë se si duhet të drejtojë…
TIPARET E NJË LIDERI
Frymëzon
Një lider frymëzon skuadrën e tij që të rritet dhe të mësojë. Ai e sfidon ekipin e tij duke u njohur aftësitë dhe forcën e secilit dhe duke ndikuar në forcimin e pikave të dobëta që kanë.
Mëson
Një lider shikon për mënyra sesi të përmirësojë skuadrën e tij. Ai e lëvdon suksesin e tyre dhe hidhet në ndihmë kur puna ka pengesa.
Dëgjon
Të dëgjuarit e ekipit të tij është vendimtare për suksesin e një lideri. Ai, në mënyrë konstante inkurajon për dhënien e përshtypjeve dhe vepron kur ka probleme e shqetësime. Idetë e reja konsiderohen të vlefshme po aq sa të tijat.
Pyet
Çfarë mendon? A mund ta bësh këtë deri ditën e premte? Një lider sigurohet që skuadra e tij ka kohën dhe burimet e nevojshme për të përfunduar një projekt. Nëse jo, ai kërkon për mënyra të tjera në mënyrë që t’a ndihmojë pa i vënë fajin kujt.
Duart në lëvizje
Një lider lejon autonomi të plotë. Por kupton se kur është momenti për t’u përfshirë. Ekipi i tij i raporton menjëherë. Kur është nevoja, ai hidhet në aksion me ekipin për të treguar se si bëhet gjëja.
Mbështetës
Një lider e kupton nevojën e balancës jetë/punë. Ai inkurajon ekipin e tij që të bëjë shkëputje nga puna nganjëherë. Ai respekton kohën që anëtarët e ekipit kalojnë jashtë punës, planet e tyre dhe projektet që ata kanë.
Synime të qarta, por edhe realiste
Prioriteti kryesor i një lideri është që të bëjë të mundur që secili nga anëtarët e ekipit të ndajë të njëjtin qëllim dhe ision.
Thënia e preferuar
“Lidershipi dhe të mësuarit janë thelbësore për njëra-tjetrën”
Një lider është po aq student, sa edhe mësues. Ai kërkon përshtypje se si mund të bëhet lider, komunikues dhe mbi të gjitha një lojtar skuadre më i mirë.
Burimi SCAN TV
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.