Teste

August 10, 2017 | 8:30

TEST/ I njihni ushqimet që ju mbrojnë nga dielli?

Efektet e dëmshme të rrezeve ultravioletë mund të minimizohen, falë veprimit të antioksidantëve. Shpesh, kur jemi me pushime e teprojmë me ushqyerjen, nuk u kushtojmë rëndësi produkteve që hamë dhe kjo sjell pasoja jo vetëm në kilogramët e tepërt. Zbuloni me anë të këtij testi se cilat ushqime duhet të konsumoni për të parandaluar ndikimin negativ të rrezeve të diellit.

1

1. Cilat ushqimet pëlqeni më shumë?

a. Fruta dhe perime me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe
b. Peshk dhe fruta deti
c. Brumëra

2. Likopeni, një karotenoid me ngjyrë të kuqe, është aleat i çmuar për të mbrojtur lëkurën dhe zgjat nxirjen. Kush përmban më shumë likopen?

a. Domatja
b. Shalqiri
c. Pjeshka

3. Karotat përmbajnë betakarotenë, e cila stimulon prodhimin e melaminës dhe ka veprim antioksidant. Për ta ruajtur këtë substancë është mirë të hani karota:

a. Të gjalla
b. Të ziera në avull
c. Të ziera

4. Vitamina E mbron lëkurën nga rrezet e diellit. Në cilat ushqime e gjen më së
shumti:

a. Bajame, lajthi, arra, stika
b. Pjepër, shalqi, pjeshkë
c. Mishi i kuq

5. Vaji i ullirit është aleat i lëkurës së nxirë, sepse:

a. Falë vitaminës E që përmban, mbron lëkurën nga plakja e parakohshme dhe e mban elastike falë acideve yndyrore                                                                                                 b. Është i pasur me vitaminë E dhe C, thelbësore për rigjenerimin e fibrave të kolagjenit dhe për elasticitetin                                                                                          c. Është i pasur me elementë që stimulojnë prodhimin e melaminës

6. Pirja e lëngjeve gjatë ekspozimit në diell është thelbësore për mirëqenien e organizmit. Sa ujë konsumoni gjatë ditës?

a. Të paktën dy litra në ditë
b. Maksimumi 1 litër. Preferoj më shumë lëngjet e frutave
c. Pi shumë pak ujë. Më pëlqen çaji i ftohtë dhe pijet me gaz

7. Çfarë preferoni të hani gjatë mesditës kur jeni në plazh?

a. Sallatë mikse me vaj ulliri e limon, shoqëruar me bukë integrale
b. Akullore me fruta
c. Panine dhe një pije të ftohtë

8. Pas një dite të kaluar nën diell, përgatit darkën për miqtë. Çfarë gatuani?

a. Një darkë të lehtë me perime të freskëta sallatë me vaj ulliri dhe më pas një sallatë frutash
b. Specialiteti im është pica me perime dhe në fund kek me fruta
c. Mish, patate të pjekura dhe djathë

 

PROFILI JUAJ

Më shumë përgjigje A

Komplimente! E dini më së miri se cilat janë ushqimet aleate të lëkurës dhe nxirjes. Në fund të fundit, janë ushqimet tipike të traditës sonë kulinare, të pasura me antioksidantë dhe substanca të tjera shumë të çmuara për mbrojtjen e lëkurës. Vera na josh me produktet e saj: fruta dhe perime, vaj ulliri, peshk i freskët. Ndiqni një rregull ushqimor të ndryshëm e të pasur me këto ushqime. Përdorni një krem mbrojtës të mirë kundër diellit, mos u ekspozoni shumë në orët më të nxehta dhe lëkura juaj do të përfitojë shumë: do të keni një ngjyrë uniformë, që do të zgjasë për shumë kohë.

Më shumë përgjigje B

I njihni mirë ushqimet që favorizojnë nxirjen. Megjithatë duhet të tregoni më shumë kujdes me mënyrën e të gatuarit, që do të thotë ushqime të gjalla apo pak të ziera, të cilat ruajnë të paprekura të gjitha karakteristikat e tyre ushqyese. Uji është shumë i rëndësishëm: rikthen lëngjet e humbura gjatë ekspozimit në diell dhe hidraton në brendësi lëkurën. Nëse ju pëlqejnë së tepërmi lëngjet e frutave, zgjidhni ato natyralet dhe pa konservantë. Më mirë akoma: mund t’i zëvendësoni me fruta të shtrydhura vetë dhe të kombinuara me sa më shumë ujë.

Më shumë përgjigje C

Për të nxirë trupin tuaj u besoni më shumë kremrave. Por ndoshta nuk e dini që ushqimi mund të jetë një ndihmë shumë e vlefshme. Janë shumë pak rregullat që duhen ndjekur: evitoni monotoninë në mënyrën e të ushqyerit. Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime me ngjyrë jeshile, portokalli dhe të kuqe në çdo vakt dhe mesvakt, vaj ulliri, peshk, drithëra, bizele apo fasule. Dhe, natyrisht, nuk mund të mungojë as uji: pini sa më shumë të mundeni gjatë ditës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top