FB

December 2, 2024 | 7:18

TEST / Ju në raport me… vjehrrën dhe vjehrrin tuaj

Me t’u takuar herën e parë me familjen e bashkëshortit, keni përshtypjen sikur shkoni në një planet tjetër. Principet e edukimit, zakonet e jetës së përditshme… gjëra kaq të vogla që ndoshta nuk përputhen me mënyrën tuaj të të jetuarit. Këto ndryshime mund të jenë burim i pasurimit të jetës, por mund të jenë gjithashtu burimi i keqkuptimeve, tensioneve, etj.

1

Pyetjet:

Vjehrri&vjehrra juaj ju telefonojnë çdo ditë në të njëjtën orë:

a.Nuk e duroni dot këtë gjë

b.Nuk jeni ambientuar me këtë fakt, por e justifikoni

c.Kjo gjë ju shqetëson dhe keni gjetur arsye

d.Ju adhuroni të bisedoni me ta

 

Te shtëpia e burrit tuaj tavolina shtrohet sipas një rituali të caktuar:

a.Jeni përshtatur me këtë mënyrë

b.Ju duket e pakuptimtë, nuk arrini të përshtateni si duhet

c.Nuk keni arritur ta pëlqeni këtë ritual

d.Mendoni se është më mirë se në familjen ku jeni rritur

 

Vjehrra juaj e qorton nipin e saj atëherë kur ju dëshironi ta qortoni vetë:

a.Mendoni: “pse të ndërhyjë teksa unë flas me fëmijën tim”?

b.I thoni fëmijës suaj: “Dëgjoje gjyshen tënde!”

c.E lini të lirë të thotë mendimin e saj

d.Mbeteni pa fjalë

 

Ju vijnë për vizitë prindërit e burrit. Ata nuk e pinë kafenë pa biskotën e tyre të preferuar:

a.Keni harruar ta blini

b.Nuk u jepni enkas biskotën e tyre të preferuar

c.I keni blerë biskotat që ata pëlqejnë

d.Ata marrin gjithnjë me vete biskota të tilla

 

Koha e pushimeve. Familjet tuaja respektive ju ftojnë të kaloni ca kohë me ta, por keni përplasje me datat:

a.Fillimisht shkoni te familjet e prindërve tuaj respektivë

b.I shpjegoni vjehrrës&vjehrrit se jeni tek prindërit tuaj

c.Jeni e mërzitur për këtë fakt, por nuk dëshironi ta reflektoni

d.Negocioni me partnerin

 

Vjehrra ju pyet në lidhje me intimitetin tuaj në çift:

a.Nuk e duroni dot një ndërhyrje të tillë

b.I përgjigjeni spontanisht, nuk keni asgjë për të fshehur…

c.Mbeteni e habitur

d.I përgjigjeni me maturi dhe e rezervuar

 

Keni vendosur se ku do të shkoni për pushime. Prindërit e partnerit tuaj nuk ndajnë të njëjtin mendim me ju:

a.Ndërroni temën e bisedës

b.Biseda shndërrohet në sherr

c.Më në fund bini dakord me mendimin e tyre

d.I ftoni ata në vendin e ri të pushimeve

 

Prindërit e partnerit tuaj kanë zakon të ushqehen me televizorin hapur, ndërsa ju nuk e dëshironi këtë gjë:

a.Shikoni televizor me ata

b.Flisni me zë të lartë që ata ta kuptojnë shqetësimin tuaj

c.Më në fund, kjo gjë ju duket e këndshme

d.Nuk thoni asgjë, edhe pse kjo gjë ju shqetëson

 

Përballë familjes së partnerit tuaj, ju e konsideroni veten si:

a.Një mike

b.Një fëmijë i adoptuar

c.Të rastësishme

d.Një rebele

 

Në shtëpinë tuaj, vjehrra ju sugjeron një arredim tjetër të brendshëm:

a.I dëgjoni me vëmendje këshillat e saj dhe mendoni seriozisht për ndonjë ndryshim

b.I përgjigjeni se në shtëpinë tuaj bëni ç’të doni!

c.Mendoni se ideja e saj është fantastike dhe e zbatoni

d.E dëgjoni me respekt

 

Pa dijeninë e partnerit, prindërit e tij ju tregojnë një histori që ka ndodhur kur ai ishte ende fëmijë:

a.E dëgjoni me interes historinë.

b.U flisni ashpër: “S’e keni dëgjuar asnjëherë djalin tuaj?!”

c.Përpiqeni t’u ndërroni mendimin

d.Ndiheni keq

 

Ju ka mbetur hatri me prindërit e partnerit. Ata organizojnë një drekë në fundjavë. Ju i thoni partnerit tuaj:

a.Pas asaj që më kanë bërë, nuk ka kuptim të shkoj!

b.Po shkoj vetëm për të të bërë qejfin ty!

c.Shkojmë, çdo gjë po shkon mirë!

d.Shkojmë, nuk ka ndodhur asgjë!

 

Partneri juaj nuk e duron faktin që prindërit e trajtojnë sikur të jetë akoma fëmijë:

a.E dëgjoni, përpiqeni të zgjidhni situatën me prindërit e tij

b.E mbështesni partnerin në kritikën e tij

c.Përpiqeni të minimizoni mosmarrëveshjen

d.Jeni në mes të dy mendimeve

 

Zakoni i drekës ditën e diel te vjehrra dhe vjehrri tashmë është bërë zakon. Por një ditë miqtë ju ftojnë për drekë. Ju thoni:

a.Më në fund një fundjavë pa i parë ata!

b.Më vjen keq, por sot u kemi premtuar miqve…

c.I kemi ftuar miqtë në shtëpi për drekë

d.Na bën mirë të ndryshojmë zakonet tona…

 

Vjehrri dhe vjehrra juaj ju bëjnë një dhuratë që nuk ju pëlqen:

a.I falënderoni, por e harroni dhuratën mbi komodinë

b.I falënderoni duke belbëzuar

c.Thoni me vete: “Origjinale, s’më kishte shkuar mendja”

d.I falënderoni për vëmendjen dhe kujdesin

 

Prindërit e partnerit kanë ndërruar apartament dhe kanë marrë shtëpi pranë jush. Ju mendoni:

a.Perfekt, do të shihemi më shpesh

b.Duhet të mendoj për të vënë kufij që në fillim

c.Do të jem në ndihmë të tyre…

d.Tashmë, më e lehtë për t’ju bërë vizita

 

Partneri juaj është gjithnjë i vëmendshëm për prindërit e tij:

a.Kjo gjë ju bën të ndiheni mirë

b.Kjo gjë ju frikëson

c.Është e logjikshme: janë prindërit mbi gjithçka

d.Janë ata apo unë?!

 

“Shpresojmë që edhe vitin tjetër t’i kalojmë pushimet së bashku”, – shprehet vjehrra juaj. Ju përgjigjeni:

a.Pa problem!

b.S’e kemi planifikuar ç’do të bëjmë vitin e ardhshëm…

c.Nuk është e mundur, ne kemi planifikuar diçka tjetër

d.Mos u shqetëso, do të vendosim deri atëherë!

 

Partneri juaj i shikon prindërit e tij të ftohtë:

a.Thellë-thellë, ju ndiheni rehat për këtë gjë

b.Vuani njëlloj si ai

c.Ndiheni e shokuar nga një sjellje e tillë prindërore

d.Është çudi, nuk arrini ta kuptoni këtë sjellje

 

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top