Të përballeni në mënyrë të sinqertë, të matur, të respektueshme, nuk është një gjë e lehtë. Jo vetëm është e rëndësishme historia personale e secilit prej nesh, e cila pa dyshim që kushtëzon idenë tonë të komunikimit, por edhe karakteri ynë dhe i partnerit dhe përjetimet në çift kushtëzojnë fortësisht komunikimin në marrëdhënie. Faktorët janë të ndryshëm, por është thelbësore t’ia dilni të keni një komunikim të mirë. Bëni testin tonë dhe zbuloni sesi shkon lidhja juaj…
- Si ndiheni gjatë një debati?
a. E qetë
b. E shqetësuar ose e acaruar
- Mendoni se gjatë një debati jeni të lidhur dhe që flisni të njëjtën gjuhë?
a. Shpesh
b. Pothuajse asnjëherë
- A i pranoni këshillat e njëri-tjetrit?
a. Shpesh
b. Jo domosdoshmërisht
- A ia dilni t’i kërkoni falje atëherë kur është e nevojshme?
a. Po
b. Jo gjithmonë
- Ku përqendroheni gjatë një debati?
a. Mundohem të kuptoj këndvështrimin e partnerit
b. Përpiqem që të dal fitimtare në debat
- A ndiheni e kuptuar nga partneri juaj?
a. Shumë
b. Pak
- A e ndërprisni shpesh njëri-tjetrin kur bisedoni?
a. Jo shumë
b. Shpesh
- Si silleni kur diçka nuk shkon mirë?
a. Flas me qetësi
b. E qortoj pa e sulmuar
- A ju ka ndodhur ndonjëherë të përdorni dhunën gjatë një grindjeje?
a. Asnjëherë
b. Fatkeqësisht ka ndodhur.
MË SHUMË A | Keni komunikim të mirë
Mes jush komunikimi funksionon më së miri. Jeni një çift që i përballoni problemet, grindjet dhe keqkuptimet nëpërmjet dialogut, duke evituar përballjet aspak konstruktive dhe duke u përpjekur gjithmonë të shkoni drejt njëri-tjetrit. Çifti juaj ka një komunikim të mirë, ndaj vazhdoni kështu!
MË SHUMË B | Duhet të përpiqeni më shumë
Jo gjithmonë ia dilni të keni një komunikim të mirë. Të akuzoni, të përdorni ironinë si mbrojtje, të fajësoni partnerin në vend që të siguroheni para se ta sulmoni, të mbani për vete frustrimet në vend që t’i shprehni, të jeni pasivo-agresiv: janë të gjitha dinamika, të cilat rëndojnë komunikimin në çift. Në këto raste është e nevojshme që të dy të përpiqeni për të gjetur zgjidhje që ju lejojnë të shpreheni pa u ndier të gjykuar, të sulmuar apo të vetëm në marrëdhënien në çift.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.