Teste

March 1, 2017 | 14:14

TEST / Masni kreativitetin tuaj

Kreativiteti mund të konsiderohet si një cilësi që lejon të shihni gjërat, përvojat, njerëzit, botën, në mënyrë origjinale dhe me fantazi. Një njeri kreativ percepton lidhje që pjesa më e madhe e njerëzve nuk i sheh. Kreativiteti mbetet gjithsesi një koncept kompleks për t’u përcaktuar në mënyrë të detajuar, sepse mund të gjejë shprehi në çfarëdolloj fushe e nëpërmjet modaliteteve të ndryshme. Sido që të jetë një mendje kreative, do të ketë tendencën të manifestohet në çdo fushë që prek, duke qenë se nuk është objekt i provokimit të procesit kreativ, por është mendja vetë që kryen mbi të refleksione dhe lidhje jo të zakonshme. Po ju, a jeni një njeri kreativ? A ju ndodh shpesh të jepni ide gjeniale? Masni kreativitetin tuaj me anë të këtij testi…

masni-kreativitetin

 

1.Më ndodh të luaj me retë e t’u jap formë atyre:

a. PO b. JO

2.Më ndodh të kem episode dejà vu

a.PO b. JO

3.Më pëlqen të përkushtohem në gjumë gjëra, shpesh të ndryshme mes tyre

a.PO b. JO

4.Do më pëlqente të provoj hipnozën

a.PO b. JO

5.Në mbrëmje, para se të fle, më vijnë shpesh në mendje ide origjinale

a.PO b. JO

6.Më trembin ndryshimet e çastit të fundit

a.PO b. JO

7.Më pëlqen të qesh, të bëj shaka e të rri në shoqërinë e të tjerëve

a.PO b. JO

8.Më pëlqen të dallohem nga të tjerët për stilin tim

a.PO b. JO

9.Më pëlqen të udhëtoj në momentin e fundit

a.PO b. JO

10.Gjithmonë më kënaqin vizitat e papritura të miqve

a.PO b. JO

Një njeri kreativ, jo domosdoshmërisht është shpikës. Jo gjithmonë ai sjell risi, zakonisht kushtëzohet të propozojë vizion alternativ nga ai që ekziston tashmë.

 

Më shumë A  |  Kreativiteti është një ndër anët kryesore të karakterit tuaj. Nuk ju trembin të papriturat dhe jeni gjithnjë gati të viheni në lojë në çfarëdolloj situate. Ju pëlqen të ëndërroni në shumë fusha dhe të eksperimentoni me fantazi. Kreativiteti juaj shkon më së miri me fleksibilitetin e mendimit, gjë që ju lejon që shpesh të mos përputheni me idetë konvencionale.

Më shumë B  |  Jeni një njeri i ankoruar në realitet dhe mundoheni shumë ta lini veten në krahët e fantazisë. Ose në shumë situata mund të fshihni elementë të pazakontë. Një mënyrë e mirë për të zhvilluar pak më shumë kreativitet është të kultivoni ndonjë interes: përse të mos provoni të zgjidhni një hobi të këndshëm, të cilit t’i kushtoni kohën e lirë? Piktura, leximi, mund të bëjnë për rastin tuaj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top