Dielli po shkëlqen në maksimumin e tij dhe pushimet kanë filluar tashmë. Por ka nga ata që i kanë lënë t’i kalojnë pushimet e tyre në muajin gusht. Para se të vendosni se ku do të shkoni, e keni ndarë mendjen se me kë do t’i kaloni pushimet? Për t’u kënaqur dhe çlodhur duhet të zgjidhni njerëzit e duhur që do t’ju bëjnë shoqëri. Jeni tip që përfitoni
nga pushimet për t’u çlodhur, apo preferoni të argëtoheni pa fund? Sido që të jetë, kemi këshillat që nevojiten. Përgjigjuni pyetjeve të testit për të zbuluar se me kë mund të niseni me pushime.
1. Në plazh shkoni kryesisht:
a. Për të flirtuar
b. Për të notuar
c. Për t’u nxirë
2. Për ju pushimet në qetësi tëplotë do të thotë:
a. Orë të tëra në plazh
b. Darka dhe lokale të ndryshme
c. Vizita në një muze
3. Nuk mund të shkoni në det. Cilin destinacion tjetër zgjidhni?
a. Mal
b. Fshat
c. Qytet muze
4. Për ju pushimet janë sinonim i:
a. Argëtimit
b. Çlodhjes
c. Shkëputje nga përditshmëria
5. Cili është aspekti pozitiv i pushimeve me partnerin?
a. Ka shumë vende të reja për të ndenjur në intimitet
b. Më në fund bashkë larg gjithçkaje të gjithkujt
c. Është një provë bashkëjetese
6. Cili është aspekti negativ i pushimeve me partnerin?
a. Nuk mund të flirtosh
b. Nuk mund të shohësh djem tëbukur në plazh
c. Do të rrimë bashkë 24 orë dhe mund të jetë e bezdisshme
7. Kur ktheheni nga pushimet e kaluara me miqtë:
a. Jemi më shumë miq se më parë
b. Njeh më mirë karakterin e tyre
c. Rrezikon të mos jeni më miq
8. Mendoni se të pushosh me familjen pas të 20-ave është:
a. Absurde
b. Pak e habitshme, por nuk ka asgjë të keqe
c. Normale
9. Mendoni se në pushime organizimi është më i mirë kur jeni:
a. Vetëm me partnerin
b. Me miqtë
c. Me familjen
10. Kur jeni me pushime, mendoni se është normale të largohesh gjatë ditës:
a. Nuk ka kuptim, pasi janë pushime larg njerëzve
b. Po, sidomos me miqtë
c. Po, me familjen dhe partnerin, jo kategorikisht me partnerin
PROFILI JUAJ
Më shumë përgjigje A / Me partnerin
Për ju nuk ka gjë më romantike se sa t’i kalosh pushimet vetëm me partnerin. Më në fund pa asnjë angazhim, miq që ju ftojnë për të dalë, punë apo mësime që ju shpërqendrojnë nga njëri-tjetri. Adhuroni të njihni vende të reja, të gëzoni intimitetin dhe të bisedoni shumë, pa fund, ndoshta mëshumë nga sa duhet, ndaj kujdes!
Më shumë përgjigje B / Me miqtë
Për ju pushimet e verës janë sinonim i argëtimit dhe miqtë janë shoqëria ideale për t’u çlodhur dhe për të shkuar përtej kufijve personal. Kur i kaloni pushimet me miqtë nuk ju mungojnë idetë dhe është shumë e vështirë të mërziteni, ndaj përfitoni dhe argëtohuni pa fund.
Më shumë përgjigje C / Me familjen
Mund të ndiheni si fëmijë dhe shumicës prej miqve tuaj u duket një sjellje e pakuptimtë, por pushimet me familjen janë shpesh ato më çlodhëset. Nëse ju ka ardhur në majë të hundës nga punët e shumta dhe keni nevojë për t’u çlodhur dhe për të mos menduar për asgjë tjetër, disa ditë me familjen mund të jenë të domosdoshme. Nuk ka asgjë të keqe.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.