FB

December 15, 2021 | 8:35

Test / Mënyra se si reagoni ndaj vështirësive tregon diçka për personalitetin tuaj

Testi i sotëm është i natyrës psikologjike dhe synon të analizojë sjelljen tuaj në një situatë të rrezikshme. Merrni disa minuta për t’u argëtuar dhe për të zbuluar diçka të re. E gjitha çfarë duhet të bëni është ta vendosni veten në një situatë të vështirë dhe të zgjidhni se cili do të ishte vendimi juaj. Ju duhet ta bëni atë duke përdorur instinktin, pa u menduar shumë.

Shikoni me kujdes imazhin dhe zgjidhni një nga opsionet e propozuara. Ka katër situata të ndryshme për të menaxhuar një moment të ndërlikuar. Katër opsionet parashikojnë praninë e një dere të mbyllur. Cili është reagimi juaj ndaj një pengese? Le ta zbulojmë së bashku falë testit të sotëm.

Zgjidhjet e testit

Numër 1: nëse keni zgjedhur figurën numër 1, do të thotë se jeni një person shumë instinktiv. Ju preferoni të veproni në vend, pa menduar shumë për pasojat e veprimeve tuaja. Ky qëndrim shpesh ju bën të bëni vlerësime të gabuara, sepse neglizhoni detaje që i keni para syve, por që, të paktën fillimisht, nuk jeni në gjendje t’i shihni.

Numër 2: nëse ndiheni të përfaqësuar nga imazhi numër 2, do të thotë se jeni një person që mendoni gjatë përpara se të merrni një vendim të rëndësishëm. Nuk mbështeteni shumë tek instinkti. Jeni shumë të mirë për të ruajtur qetësinë dhe keni shumë gjakftohtësi. Ju merrni kohën tuaj përpara se të merrni një vendim të rëndësishëm, analizoni të gjitha të mirat dhe të këqijat dhe më pas veproni.

Numër 3: nëse instinkti ju ka shtyrë të zgjidhni figurën numër 3, do të thotë që jeni një person shumë i mirë dhe i sjellshëm. Ti je njeri i mirëfilltë, trokitja para se të hysh është normale për ty, është çështje edukate dhe stili. Është mënyra juaj për t’iu komunikuar të tjerëve që keni nevojë për vëmendje. Nuk e keni të vështirë të menaxhoni një situatë të ndërlikuar. Gjithmonë reflektoni pa u mërzitur sepse vështirësitë nuk ju kanë trembur kurrë.

Numër 4: nëse keni zgjedhur figurën e katërt, do të thotë se jeni shumë i sigurt për veten dhe mjetet tuaja. Gjithmonë veproni duke ndjekur instinktin tuaj, nuk kini frikë nga gjykimi i të tjerëve. Në realitet, mendimi i njerëzve të tjerë nuk ju intereson aspak. Preferoni të mos konsultoheni me askënd përpara se të merrni një vendim të rëndësishëm, ju udhëhiqeni nga pasioni dhe nuk i fshihni mendimet tuaja. Sinqeriteti juaj vlerësohet gjithmonë shumë, pasi është një dhuratë shumë e rrallë.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top