Shikoni me kujdes imazhin, vëzhgoni detajet e secilit model dhe më pas zgjidhni vetëm një. Ju mund të zbuloni se çfarë ju bllokon në këtë moment të jetës dhe pse po luftoni për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes, pavarësisht nga fusha e referimit.
Si gjithmonë, ju kujtojmë se testi nuk ka vlefshmëri shkencore, është vetëm një lojë dhe duhet të merret si i tillë. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të zgjidhni një dizajn dhe të lexoni profilin përkatës.
Vizatimi 1
A keni zgjedhur modelin numër 1? Ju bllokoheni nga diçka që ka rrënjë në të kaluarën tuaj. Një kushtëzim për të cilin mbase nuk jeni të vetëdijshëm ose një përvojë që ju ka prekur thellë, por për të cilën mund të mos keni kujtim.
Vizatimi 2
A keni zgjedhur modelin numër 2? Ju bllokon frika nga e ardhmja, keni frikë se mos nuk keni sukses, mos nuk jeni mjaftueshëm dhe nuk keni aftësi për të përballuar një situatë të caktuar ose për të ndryshuar drejtimin.
Vizatimi 3
A keni zgjedhur modelin numër 3? Ju bllokon frika nga mendimi i të tjerëve. Keni shumë frikë nga gjykimi i atyre që ju rrethojnë dhe ndonjëherë hiqni dorë nga dëshirat tuaja në mënyrë që të mos zhgënjeni të tjerët dhe të mos ndiheni ndryshe.
Burimi / https://www.greenme.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.