FB

March 3, 2023 | 10:12

Test / Sa e vlerësoni veten tuaj?

Pjesa më e madhe e femrave nuk ka një vetëbesim të lartë, por në të vërtetë janë vërtet të veçanta në përditshmërinë e tyre. Një nga arsyet pse e nënvlerësojnë veten është se me shumë gjasa ekzistojnë njerëz që i gjykojnë dhe i bëjnë të ndihen të kota e të pasigurta. Megjithatë, të ndiheni të veçanta dhe unike jo për një person tjetër, por për veten tuaj, duhet të jetë një gjë pothuajse e lindur dhe instinktive. Por nuk është gjithmonë kështu. Përkundrazi, shumë femra ndjejnë nevojën që të jetë dikush tjetër që t’u tregojë se sa të vyera janë. Ndiheni vërtet një femër e veçantë dhe unike? A e ndjeni se sa e jashtëzakonshme jeni? Zbuloni se si e perceptoni veten tuaj, duke iu përgjigjur pyetjeve të testit tonë.

 

1. Nëse do të ishit një objekt, jeni:

a. Pasqyrë

b. Tapet

c. Orë

2. Ju jeni :

a. E shpenguar

b. E rezervuar

c. E mendueshme

3. Nëse do ishit një ngjyrë, jeni:

a. E kuqe

b. E verdhë

c. Blu

4. Si silleni kur dikush ju lëndon?

a. E poshtëroj derisa kërkon falje dhe nuk e takoj më

b. Hesht dhe e mbaj fyerjen për vete

c. E peshoj sjelljen e tij dhe nëse ia vlen e diskutoj me të

5. Nëse i dashuri ju tradhton:

a. I jepni fund lidhjes

b. Mund edhe ta falni

c. Pyesni veten se çfarë nuk shkon te ju, por nuk e falni, sepse ju ka poshtëruar

6. Për ju, trupi juaj është :

a. Miku më i mirë

b. Një armik

c. Një mik

7. Çfarë mendimi keni për shopping-un?

a. E adhuroj!

b. E urrej…

c. Me shopping-un kam një lidhje dashuri-urrejtje

8. Princi i kaltër është…

a. Jam unë për veten time

b. Është ai që do të më shpëtojë

c. Do të vazhdoj të ëndërroj edhe kur nuk do të kem më nevojë për të

9. Ndiheni shpesh:

a. Sa më mirë, me humor të shkëlqyer

b. E papërshtatshme

c. E kënaqur

10. Nëse do të ishit një kafshë, jeni:

a. Luan

b. Peshk i kuq

c. Delfin

MË SHUMË A

Jeni guri më i çmuar i vetes suaj Për veten jeni super e veçantë: e konsideroni veten tuaj si një gur i çmuar dhe keni mësuar duke u rritur se nëse nuk e doni ju e para veten tuaj, nëse nuk ia njihni dhe çmoni vlerat tuaja vetes, asnjë njeri tjetër nuk do ta bëjë këtë gjë në vendin tuaj.

MË SHUMË B

Nuk ndiheni mjaftueshëm e veçantë Jeni pak larg të qenit personi i vetëdijshëm për univitetin e vet dhe protagonistë e të qenit e veçantë. Synoni shumë të jeni ndryshe, dhe shpesh e drejtoni gishtin kritik ndaj vetes. Me pak fjalë: nuk ndiheni asnjëherë mjaftueshëm, mendoni se nuk i bëni asnjëherë gjërat mirë dhe pa dyshim keni mungesë vetëbesimi.

MË SHUMË C

Duhet shumë punë me veten Jo në të gjitha momentet e keni mirë parasysh se sa e jashtëzakonshme dhe e veçantë jeni, por shpesh arrini ta kuptoni konceptin. Ndodh që të harroni sesa shumë vleni ose se sa e veçantë jeni, por menjëherë e fitoni vetëdijen dhe hyni në rrugën e duhur. Ju duhet punë me veten, sidomos për të kuptuar se miku dhe vlerësuesi më i mirë i vetes suaj jeni vetë ju.

 

 

 

 

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.177, muaji Mars

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top