Marrëdhëniet tona me familjen, miqtë, partnerët dhe fëmijët përbëjnë një pjesë thelbësore të mirëqenies sonë emocionale dhe psikologjike. Mënyra se si lidhemi me të tjerët, si përballemi me konfliktin apo si shprehim ndjenjat tona, ndikohet nga përvojat tona të mëhershme, nga stili ynë i komunikimit dhe nga niveli i vetëdijes emocionale.
Ky test i shkurtër nuk ka për qëllim të japë një diagnozë, por shërben si një mjet reflektimi për të kuptuar më mirë veten në kontekstin e marrëdhënieve ndërpersonale. Përgjigjet tuaja mund të ndihmojnë në identifikimin e forcave tuaja emocionale si dhe zonave që mund të kërkojnë më shumë vëmendje apo zhvillim.
1.Kur je në një konflikt me një të afërm, ti zakonisht…
- a) Përpiqesh të gjesh kompromis dhe ta zgjidhësh sa më shpejt
- b) Largohesh dhe ke nevojë për kohë që të qetësohesh
- c) E shpërfill problemin me shpresën se do kalojë vetë
2.Si e përshkruan marrëdhënien tënde me prindërit?
a) E afërt dhe mbështetëse
b) E distancuar, por respektuese
c) Me tensione ose ndjenja të pazgjidhura
3.Çfarë vlerëson më shumë te një mik i ngushtë?
a) Besnikërinë dhe mbështetjen emocionale
b) Humor dhe kohë të mirë bashkë
c) Korrektësinë dhe ndershmërinë në të gjitha situatat
4.Kur ndihesh i/e lënduar nga dikush që do, ti zakonisht…
a) Flas hapur për ndjenjat e mia
b) E mbaj për vete dhe përpiqem të mos e tregoj
c) Largoj personin pa shumë sqarime
5.Sa i sigurt ndihesh në marrëdhëniet personale (romantike, miqësore, familjare)?
a) Mjaft i sigurt – e di kush jam dhe çfarë dua
b) Herë pas here ndjehem i pasigurt ose i pavlerësuar
c) Kam vështirësi të besoj dhe të lidhem emocionalisht
6.Si reagon ndaj nevojave emocionale të fëmijëve (ose fëmijëve përreth)?
a) I dëgjoj me durim dhe përpiqem t’i kuptoj
b) Më lodhin ndonjëherë, por mundohem të jem i/e pranishme
c) Ndjej ankth ose shmangie kur duhet të përballem me ndjenjat e tyre
7.Në një grup miqsh, ti zakonisht je…
a) Ai/ajo që i bashkon të tjerët dhe kujdeset për mirëqenien e grupit
b) Më shumë vëzhgues, jo gjithmonë në qendër
c) I tërhequr dhe shpesh preferoj të jem vetëm
PROFILE
Më shumë A: Je emocionalisht i gatshëm dhe ke prirje për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme dhe të balancuara. Vlerëson afërsinë dhe komunikimin.
Më shumë B: Je më i rezervuar emocionalisht. Ke nevojë për kohë dhe hapësirë në marrëdhënie, dhe mund të ndihesh i mbingarkuar në situata emocionale intensive.
Më shumë C: Mund të kesh përjetuar vështirësi në marrëdhënie të mëhershme. Ka mundësi që shmangësh intimitetin emocional ose ndihesh i pasigurt. Reflektimi personal ose ndihma psikologjike mund të jenë të dobishme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.