Teste

February 4, 2020 | 8:15

Test / Sa të rinj ndiheni shpirtërisht?

Koha kalon për të gjithë, por mosha psikologjike jo gjithmonë shkon paralel me kohën. Ka të rinj që sapo kanë mbushur 70 vjeç dhe të moshuar që nuk i kanë mbushur ende të tridhjetat.

1

1.Aktualisht cili është shqetësimi juaj më i madh?

A.Sfidat e reja për të jetuar një të ardhme më të mirë.

B.Të nxirrni më të mirën nga gjithçka që ju rrethon.

C.Problemet me të cilat mund të përballeni.

2.Si e përcaktoni shoqërinë ku jetoni sot?

A.Jetojmë në një periudhë që nuk ofron shumë mundësi.

B.Gjithçka rrjedh kaq shpejt sa jemi të detyruar të ecim me kohën.

C.Jemi dëshmitarë të periudhës më të keqe historike.

3.Nëse një shok ju propozon një udhëtim surprizë ditën e sotme…

A.Do të ishit shumë e lumtur dhe do ta përgatisnit valixhen menjëherë.

B.Do të habiteshit, por do të pranoni të niseni.

C.Do ta pyesni nëse është çmendur dhe do t’i kërkoni të shtyni udhëtimin.

4.Ju pëlqen të dilni me miqtë apo me partnerin deri natën vonë?

A.Shumë. Edhe nëse do të punoni ditën tjetër, nuk do ta evitonit një dalje për qejf.

B.Po, por vetëm ndonjëherë dhe nëse mëngjesin tjetër nuk duhet të zgjohem herët.

C.Jo, pasi ditën tjetër do ta vuani pagjumësinë.

5.Jeni një femër dorështrënguar kur vjen puna tek të ardhurat?

A.Do t’ju pëlqente, por nuk ia mohon asgjë.

B.Mundoheni të jeni dorështrënguar dhe të paktën ia keni dalë të kurseni.

C.Jo aq shumë sa do të donit të ishit, por ia keni dalë të kurseni një shumë të konsiderueshme.

6.Çfarë destinacioni do të zgjidhnit tani për të pushuar një javë?

A.Fluturimi i parë për në Karaibe për të shijuar detin, diellit dhe për t’u argëtuar.

B.Paris ose Londër për të bërë shopping dhe për të blerë veshje të modës.

C.Shtatë ditë paqe absolute dhe relaks në fshat.

7.Cila nga këto fraza përfaqëson më mirë atë që mendon aktualisht për seksin?

A.Jeni në formë të shkëlqyer dhe edhe pse e dini fare mirë se po abuzoni, as që e vrisni fare mendjen.

B.Ju ka ikur entuziazmi në atë këndvështrim, por keni ndërmend që ta rimerrni veten.

C.E keni harruar fare se çfarë është seksi dhe nuk ju shqetëson kjo gjë.

8.Në rast se partneri do t’ju bënte një dhuratë sot, çfarë shpreson të jetë?

A.Të brendshme seksi dhe eksituese.

B.Një çantë elegante lëkure, ku brenda saj të ketë kë-pucë apo sandale.

C.Një nga ata robotët e kuzhinës që të lehtësoheni nga lodhja e tepërt.

9.Gjëja e parë që vini re te një grua?

A.Rrobat dhe aksesorët firmato që ka veshur.

B.Mënyra se si është lyer dhe modelin e flokëve.

C.Parfumin dhe bizhuteritë.

10.Aktualisht, kohën e lirë e shfrytëzon më shumë…

A.Duke parë në internet dhe duke shkuar në palestër.

B.Për të bërë blerje dhe për të kaluar mbrëmjet në një qendër tregtare.

C.Për të parë televizor pa bërë asnjë aktivitet fizik. Edhe tani këtë gjë po bën.

Rezultatet:

Më shumë A | më pak se 30- vjeçe

Nga përgjigjet që keni dhënë keni përzgjedhur të jeni “të rinj”. Nëse jeni më pak se 30 vjeç, mos u gëzoni, jeni tepër të rinj dhe nuk ka se si të jepni përgjigje që nuk i përkasin moshës suaj. Nga ana tjetër, sa më shumë mosha fizike t’i largohet viteve psikologjike, keni arsye të kënaqeni. Mosha juaj mendore është ajo e një femre që ka ruajtur brenda vetes entuziazmin dhe që është ende e aftë të ëndërrojë, të argëtohet e të jetojë çdo ditë sikur të ishte e fundit, pa i dhënë vetes ankth nga pasiguritë që fsheh e ardhmja.

Më shumë B | rreth 30-vjeçe

Nuk ka asgjë të keqe në moshën tuaj psikologjike, por në pjesën më të madhe të rasteve, është tipike e personaliteteve konservatore që synojnë gjithmonë harmoninë dhe sigurinë. Mosha juaj psikologjike vërtitet rreth të pesëdhjetave, një moment i jetës ku keni përfituar mjaftueshëm përvojë dhe ende keni shumë energji për të bërë ato që dëshironi. Është njëkohësisht një moshë thelbësore, sepse jeni në një periudhë të jetës ku rrezikoni të humbisni entuziazmin.

Më shumë C | rreth se 70- vjeçe

Jeni një njeri që ka ndalur së ëndërruari dhe argëtuari prej vitesh. Keni ndërtuar një koracë sigurie, e cila ju pengon të plotësoni zgjedhjet që mund të jenë më pak racionale. Mosha juaj mendore është shumë larg asaj fizike. Dhe edhe në rast se sapo keni mbushur 70 vjeç, nuk duhet të hiqni dorë nga surprizat, udhëtimet dhe mbrëmjet argëtuese që jeta ka ruajtur për ju. Në limitin e mundësive fizike, jetoni ditë pas dite. Kjo gjë do t’ju ndihmojë të bëheni një njeri më i lumtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com