FB

September 4, 2024 | 7:20

TEST/ Sa të zgjuar jeni ju?

Dija nënkupton gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për disa, kuptohet si rrënja e fizikës kuantike, për të tjerët, si aftësia për të zgjidhur një Horcrux tek Harry Potter.

1

Për Dilip Jeste, megjithatë, ajo zbulohet në një seri prej gjashtë pyetjesh, të cilat profesori i psikiatrisë beson se janë gjithçka që duhet për të matur sa të mençur jeni me të vërtetë.

Jeste dhe kolegët e tij në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, kanë krijuar Shkallën e Mençurisë të San Diegos, e cila identifikon mençurinë që përbëhet nga gjashtë cilësi: prakticiteti, ofrimi i këshillave të mira, vetëdijësimi, pranimi i diversitetit, një aftësi për të toleruar ambivalencën dhe kontrolli emocional, raporton The Times.

Pyetësori me 24 pjesë u botua në Journal of Psychiatric Research dhe rrjedh nga idetë më të fundit që neuroshkencëtarët kanë, kur bëhet fjalë për formulimin e mençurisë. Ata besojnë se kanë matur me sukses se si mençuria buron nga truri, dhe se do të jenë në gjendje ta lartësojnë përmes trajnimit konjitiv.

Studimi u krye mbi 54 njerëz të moshave nga 25 deri 54 vjeç, të cilët u pyetën sa shumë bien dakord për një seri ndjenjash, që nga “nuk filtroj dot emocionet negative”, deri tek “kam vështirësi të ruaj miqësitë”. Sa më shumë pikë merrnin pjesëmarrësit, aq më lart ishin në shkallën e mençurisë.

Atëherë, sa të zgjuar jeni ju? Në një shkallë nga 1 në 5, deri sa bini dakord me secilën pyetje më poshtë?

  • Më pëlqen të ekspozohem ndaj këndvështrimeve të ndryshme.
  • E kam të vështirë të ruaj miqësitë.
  • Eshtë e rëndësishme që të kuptoj veprimet e mia.
  • Nuk filtroj dot emocionet negative.
  • Kam tendencën të shtyj marrjen e vendimeve të rëndësishme, sa kohë që mundem.
  • Të tjerët shohin nga unë që t’i ndihmoj të bëjnë zgjedhje.

Mblidhni pikët tuaja nga çdo pyetje, por më pas zbrisni numrat që i keni vënë pyetjeve 2, 4 dhe 5. Nëse rezultati është më shumë se 10, urime, jeni Elon Musku i ardhshëm; paçi fat në udhëtimin tuaj drejt Marsit. Megjithatë, nëse merrni më pak se 8, jeni rëndë… 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top