FB

February 7, 2022 | 10:08

TEST / Si do të jetë Shën Valentini juaj?

Jemi në prag të festës së të dashuruarve. Si të jeni të sapo lidhur ashtu dhe prej shumë kohësh të dashuruar, jeni duke u përgatitur për një mbrëmje romantike me të dashurin… ose jo! Për një 14 shkurt ashtu siç duhet, bëni testin tonë dhe zbuloni Shën Valentinin ideal sipas personalitetit tuaj. Merrni shtysë nga idetë tona për të organizuar një ditë të paharruar.

Zbuloni si do ta kaloni ditën e Shën Valentinit me testin tonë!

  1. Çfarë feste është Shën Valentini për ju?

a. Festa e të dashuruarve.

b. Festa e dashurisë në përgjithësi.

c. Është një festë komerciale, për të blerë sa më shumë dhurata.

  1. Mbrëmja ideale e Shën Valentinit është:

a. Darkë romantike në shtëpi, vetëm ju të dy.

b. Darkë romantike në restorant.

c. Picë dhe film me miqtë!

  1. Të kalosh Shën Valentinin vetëm është:

a. Shumë e trishtë, por mund të ndodhë.

b. Vuajtje

c. Njësoj si çdo ditë tjetër!

  1. Dekorimet e kuqe për tavolinë, ëmbëlsirat apo shtëpia ju bëjnë të mendoni:

a. Është Shën Valentin!

b. Preferoj ngjyra të tjera, por efekti final është i këndshëm!

c. Janë dekorime të rënda!

  1. Mikes suaj i vjen në punë një buqetë e madhe me trëndafila për Shën Valentin:

a. Është një buqetë shumë e bukur me trëndafila, por nuk janë asgjë para luleve të mia.

b. Jam e kënaqur për të, por mua nuk më pëlqejnë shumë lulet.

c. Ndiej zili, por nuk do ta pranoj asnjëherë këtë gjë!

  1. Mendoni sikur do edhe një javë të vijë Shën Valentini. Çfarë jeni duke bërë ju ndërkohë?

a. Jam në një dyqan për të kërkuar dhuratën perfekte për partnerin tim.

b. Po shfletoj recetë pas recete në kërkim të ideve afrodiziakë dhe të shijshme.

c. E kush mendon për Shën Valentinin një javë përpara?!

  1. Nëse partneri nuk ju bën asnjë dhuratë për Shën Valentin:

a. Mbetem keq, unë i bëra dy dhurata!

b. Mbetem pak keq, por e di arsyen përse nuk më ka bërë asnjë dhuratë.

c. Nuk i bëjmë njëri-tjetrit dhurata gjatë kësaj feste të kotë.

  1. Keni kërkuar ndonjëherë në internet ide për të organizuar një Shën Valentin fantastik?

a. Po, gjen ide shumë interesante në internet.

b. Po, sidomos receta dhe dekorime interesante.

c. As që më shkon ndër mend.

  1. Çfarë do të bënit, nëse për ditën e Shën Valentinit do të kishit një buxhet të palimituar?

a. Dasmë me miqtë.

b. Do të blija shtëpinë e ëndrrave.

c. Pushime luksoze në Paris.

  1. Për ju Shën Valentini është një mundësi për:

a. Të ndjenjur me atë që dashuroj.

b. Për t’i treguar të tjerëve sa e zonja jam.

c. Për të gatuar receta mjaft të vështira afrodiziake.

MË SHUMË A

NJË DITË FANTASTIKE

Shën Valentini është një nga festat tuaja të preferuara. Gjatë kësaj dite mund t’i jepni jetë romancës suaj, pa marrë asnjë qortim. Shfrenoni fantazinë me idetë dhe receta pa fund, darka e 14 shkurtit do të jetë shumë e veçantë!

MË SHUMË B

NJË DITË E BUKUR

Ndoshta nuk është festa juaj e preferuar, por nuk do të jeni as në anën e femrave moderne dhe cinike që e urrejnë Shën Valentinin. Është një rast i mirë për të qëndruar bashkë me personin që dashuroni, të merrni një dhuratë të bukur e të organizoni një darkë romantike. Të paktën për një mbrëmje mund të gjeni kohë për njëri-tjetrit, pa u shqetësuar nga të tjerët.

MË SHUMË C

NJË DITË SI TË TJERAT

Jeni një nga ata persona që kur dëgjoni të flitet për Shën Valentinin tërhiqeni pas: e urreni këtë festë dhe mendoni se është një shpikje e dyqaneve për të shitur çokollata, trëndafila dhe dhurata të ndryshme. Nëse jeni e lidhur keni bërë një marrëveshje me partnerin dhe bëni sikur është një ditë si të tjerat.

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 164

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top