Teste

February 14, 2017 | 8:40

TEST/ Si e përjetoni Shën Valentinin?

Festa e të dashuruarve për disa çifte është një rast i veçantë për të festuar lidhjen, për të tjerë është vetëm një ditë e zakonshme. Jeni njeri romantik që i bëni surpriza partnerit, apo preferoni t’ju surprizojë? Zbulojeni me anë të këtij testi.

1

Pyetjet:

1. Mendoni se kjo festë është:

a. Një rast i mirë për të festuar bashkë me partnerin

b. Një festë e këndshme, por jo e domosdoshme

c. Një spekulim i tregtarëve

 

2. Për Shën Valentin preferoni:

a. Një darkë romantike

b. Një fundjavë në mal

c. Asgjë, nuk besoni te kjo festë

 

3. Nëse për Shën Valentin do t’i dhuronit partnerit një udhëtim, ku do të shkonit?

a. Në Maldive

b. Udhëtim me anije

c. Në Afrikë

 

4. Mendoni se Shën Valentinin tjetër do ta festoni me partnerin aktual?

a. Absolutisht po

b. Ndoshta

c. Nuk beson

 

5. Ku ju pëlqen të shkoni pas darkës?

a. Në një suitë hoteli

b. Në shtëpinë tuaj për gjithë natën

c. Gjithsecili në shtëpinë e vet

 

6. Cilën nga këto tri fjalë e lidhni me Shën Valentinin?

a. Romantike

b. Surprizë

c. Bezdi

 

7. Çfarë dhurate i zgjidhni partnerit?

a. Librin e fundit të autorit të tij të preferuar

b. Një ëmbëlsirë në formë zemre

c. Një pako me çokollata

 

8. Çfarë organizoni për t’i fituar zemrën?

a. Një mbrëmje në një restorant të qetë

b. Një shëtitje buzë detit

c. Një mbrëmje në kinema

 

9. Çfarë nuk do të bënit kurrë për Shën Valentin?

a. Të mos shkoni në takim

b. T’i kërkoni të jetoni bashkë

c. T’i propozoni për martesë

 

10. Çfarë nuk do të vishnit asnjëherë më 14 shkurt?

a. Tuta

b. Xhinse dhe xhaketë

c. Të brendshme me dantellë

 

PROFILI JUAJ:

Më shumë përgjigje A

Romantike

Emocionoheni pa masë kur shihni çifte shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Imagjinoni se partneri juaj mund të jetë burri i jetës. Gjithmonë, në çfarëdolloj situate, e befasoni dhe asnjëherë me gjëra banale, por me mendime romantike, jashtë gjërave të zakonshme dhe shumë origjinale. Me veprimet tuaja arrini të qëlloni drejt e në zemër. Festa e Shën Valentinit, të cilën e pritni prej shumë kohësh, do të jetë mahnitëse dhe e veçantë, njësoj siç jeni edhe vetë.

Më shumë përgjigje B

Jo shumë romantike

Gjërat shkojnë kaq mirë mes jush dhe marrëdhënia juaj është kaq e fortë, sa nuk humbni kohë për t’i bërë surpriza për Shën Valentin. Për ju ka kaluar faza e joshjes. Jeni njeri konkret dhe gjeni të tjera mënyra për t’ia rrëmbyer zemrën partnerit. Një gjë është e sigurt, nuk i shpenzoni të gjitha përkujdesjet
dhe surprizat vetëm në ditën e Shën Valentinit. E dashuroni partnerin gjatë gjithë vitit.

Më shumë përgjigje C

Ekzistoka një Shenjt me emrin Valentin?

Nuk jeni tipi i njeriut që dëshiron dhe di të befasojë. T’i bësh gjërat vetëm për t’u dukur mirë në sytë e partnerit, nuk është pjesë e karakterit tuaj. Ju pëlqen më tepër t’jua bëjnë qejfin, dhe kjo gjë ju pengon për t’i bërë dhurata origjinale apo surpriza, sidomos për Shën Valentin. Lëreni veten të lirë ndaj emocioneve që një festë si Shën Valentini mund t’ju dhurojë ose pyeteni veten nëse njeriu që keni zgjedhur është me të vërtetë i duhuri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top