Kur lindin fëmijët, jeta në çift në muajt e parë kalon në plan të dytë. Është normale, por tregoni kujdes të mos largoheni shumë nga njëri-tjetri. Cilat janë vlerat që ju bashkojnë? Si është lidhja juaj e dashurisë? Zbulojeni me atë të testit tonë…
I bëni shpesh komplimente njëri-tjetrit?
- Po
- Ndonjëherë
- Jo
Flini afër njëri-tjetrit?
- Po
- Ndonjëherë
- Jo
A përqafoheni shpesh?
- Po
- Ndonjëherë
- Jo
A e keni problem t’i ndani menjëri-tjetrin fantazitë seksuale?
- Po
- Ndonjëherë
- Jo
E përkëdheleni shpeshnjëri-tjetrin?
- Po
- Ndonjëherë
- Jo
Kënaqeni kur partneri juthotë një dëshirë seksuale?
- Po
- Ndonjëherë
- Jo
Kur flini së bashku, a keni dëshirë të bëni dashuri?
- Po
- Ndonjëherë
- Jo
Më shumë A
Ndjenjat tuaja nuk shterojnë kurrë
Edhe pse jeni bashkë prej shumë kohësh, marrëdhënia juaj e dashurisë është si në fillimet e saj. Ndonëse ndonjëherë intimiteti i flaktë sa dikur dhe konfliktet mund të jenë në rend të ditës, nuk përbën asnjë problem, por gjeni menjëherë zgjidhjen për mirëqenien tuaj. E doni shumë njëri-tjetrin dhe jeni në rrugën e duhur.
Më shumë B
Mos harroni gjestet e vogla të dashurisë
E keni marrë me përkushtim të madh rolin e prindërimit dhe ju pëlqen kjo gjë. Ardhja në jetë e fëmijëve, ju ka bërë të përqendroheni më shumë tek ata. Gjithsesi, nuk e keni lënë pas dore veten dhe partnerin. Për të qenë më të lidhur me njëri-tjetrin, mos harroni gjestet e ëmbla dhe përkëdheljet.
Më shumë C
Investoni te lidhja juaj
Ardhja në jetë e një fëmije është një ndryshim radikal në jetën e një burri e gruaje, të cilët ndërrojnë “lëkurë” dhe e gjejnë veten në rolin e mamit dhe të babit. Për të evituar problemet, të dy u si çift duhet të investoni edhe te marrëdhënia juaj. Jepini vetes mundësi për të rindezur flakën e dashurisë.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 173
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.