Cilat janë pushimet që preferoni dhe i përshtaten më mirë shijeve dhe personalitetit tuaj? Ju pëlqen luksi, rehatia dhe qetësia apo në vend të parë vendosni argëtimin dhe aventurën? Përgjigjuni pyetjeve të këtij testi për të zbuluar se cilin vend mund të zgjidhni për pushimet tuaja, për të kaluar ditë të paharruara dhe të bukura me familjen apo në shoqërinë e miqve.
- Në pushime me familjen:
a. Kaloni pushime relaksi dhe çlodhjeje
b. Nuk ka një minutë paqe
c. Ndërtoni kujtime shumë të bukura
- Kur keni kohë të lirë:
a. Çlodheni sa më shumë të jetë e mundur
b. Mundoheni të argëtoheni
c. Merreni me interesat tuaja
- Cilat janë shëtitjet ideale gjatë pushimeve?
a. Me makinë
b. Me biçikletë
c. Më këmbë!
- A ju pëlqejnë fshatrat turistikë?
a. Po, shumë
b. Po, por zakonisht shkoj në vend tjetër
c. Jo, fare
- Sipas jush pushimet ideale janë ato që kaloni:
a. Në det
b. Në mal ose në fshat
c. Në një qytet arti, në një kryeqytet
- Çfarë ju tërheq më shumë nga vendet e mëposhtme?
a. Piramidat e Egjiptit
b. Çantën në shpinë dhe vizita në një shtet europian
c. Shëtitje në New York
- Për të kaluar natën preferoni:
a. Kamping
b. Hotel – Bed & Breakfast
c. Rezidencë
- A do të shkonit me pushime vetëm?
a. Po, kam shkuar vetëm me pushime dhe do shkoj prapë
b. Po, por nuk kam shkuar asnjëherë vetëm
c. Jo, më duken pushime të trishta
- Sapo keni mbërritur në hotel pas një udhëtimi të gjatë. Rregulloni gjërat tuaja dhe:
a. Kërkoj një vend për të ngrënë
b. Çlodhem nja dy orë
c. Studioj hartën e vendit
- Çfarë programoni para se të niseni me pushime?
a. Gjërat kryesore, si hoteli dhe transporti
b. Pak, jepem pas aventurës
c. Çdo gjë, deri në detajin më të vogël
Më shumë A
PUSHIME SOCIALE
Kudo ku jeni, me pushime apo në punë, nuk dëshironi që të hiqni dorë nga jeta sociale, ndaj preferoni vende ku është e mundur të pini ndonjë gotë, të hani një darkë të mirë, mundësisht me njerëz të panjohur dhe që flasin një gjuhë të ndryshme nga e juaja. Këto janë pushimet tuaja ideale, pasi jeta sociale është ajo që ju kënaq më shumë.
Më shumë B
PUSHIME PLOT ME ENERGJI
Gjatë pushimeve është shumë bukur të çlodheni, por sidomos të shihni vende të reja. Do të ishin pushimet perfekte nëse do të kishit edhe një biçikletë për të shëtitur në ajër të pastër. Ju pëlqen të ktheheni në shtëpi të tonifikuar, të kënaqur nga argëtimi dhe më në formë se më parë, pikërisht sepse këto pushime ju mbushin me energji dhe ajër të freskët e të shëndetshëm.
Më shumë C
PUSHIME RELAKSI
Për ju pushimet janë pa dyshim sinonimi i një gjëje të vetme: relaksit! Keni nevojë të çlodheni dhe të kujdeseni për veten dhe për trupin, ndaj preferoni pushime jo stresuese, të cilat ju dhurojnë momente çlodhjeje dhe kënaqësie. Do të keni kohë kur të ktheheni që të bëni çdo gjë tjetër që keni planifikuar, por për momentin relaks total!
Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.