FB

November 25, 2022 | 10:15

Test/ Si zgjoheni në mëngjes?

Mënyra se si zgjohesh në mëngjes flet shumë për karakterin e një personi dhe për mënyrën se si e përballojnë jetën. Bëni këtë test të shpejtë për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin…!

1.Në përgjithësi, për të filluar një ditë të re, ju zakonisht vishni:

     A.fustan që ke zgjedhur një natë më parë

     B.Xhinse, T-shirt dhe golf apo xhaketë

     C.Merr gjënë e parë që të vjen në dorë

 2.Çfarë ngjyre është zgjimi juaj?

     A.Green (jeshil)

     B.Red (I kuq)

     C.Blue (blu)

3.Sapo u zgjuat, po bie shi dhe axhenda juaj është plot angazhime

     A.Klasifikoni angazhimet tuaja duke shtyrë ato më pak të rëndësishmet

     B.I bëni skip mëngjesit për të fituar kohë sepse shiu krijon bllokim trafiku

     C.Anulloni të gjitha takimet dhe qëndroni në shtëp

4.Gjërat e para që bën në mëngjes menjëherë pasi ngriheni

     A.Shikon veten  në pasqyrë

     B.Dush

     C.Makijazh dhe kafe

5.Në ç’pozicion ngriheni?

     A.Shpinë

     B.Anash

     C.Përmbys

6.Kur jeni zgjuar por ende rrini në shtrat, vështrimi juaj i parë shkon tek

     A.Gjërat që ke lënë në tavolinën e shtratit një natë më parë

     B.Dritaret ende të mbyllura

     C.Këmishën e natës që ke veshur

7.Sipas mendimit tuaj, takimi i parë në mëngjes duhet të jetë në një vend

     A.Plot dritë dhe diell

     B.Kafe afër shtëpisë

     C.Shtëpi me dritare gjysmë të mbyllura

Nëse keni zgjedhur më shumë A

Ju keni një karakter në të cilin ekuilibri, harmonia dhe sensi praktik bashkëjetojnë në një mënyrë konstante dhe produktive. Ti di si t’i japësh përzemërsinë tënde dhe je i pajisur me një imagjinatë të mirë, ndërsa qëndron në tokë. Je në gjendje t’i përballosh situatat me qartësi dhe të vlerësosh përvojat e tua për atë që je. Shkalla juaj e vlerave ju ndihmon të dalloni përparësitë: zgjohuni, përballeni me ditën, ndiheni të gjallë, të dobishëm për veten dhe për të tjerët.

Më shumë B: Të pëlqen të hash mëngjes, të lexosh, të shkruash, të shohësh televizor. Ekziston një konflikt mes jush dhe biznesit dhe preferoni të fantazoni. Synimi yt është të shmangësh çdo lodhje. Të merresh me një ditë të ngarkuar të bën dëm dhe përfundon duke mos përfunduar atë që fillove. Në fakt, nuk ke shumë besim te vetja dhe bie lehtë në depresion, kështu që nga frika se mos ndihesh i papërshtatshëm, bën çmos të mos përfshihesh, duke përdorur indiferencën si armë mbrojtjeje.

Më shumë C: Përpiqu të jesh më pozitiv dhe më i hapur me të tjerët, në mënyrë që të mos humbasësh gëzimet e vogla të përditshme. Planifiko ditët e tua me hollësi dhe sigurohu që asgjë të mos i mbetet rastësisë. Relaksim do të thotë të kompletosh gjithçka që ke vendosur të bësh. Kujdes: mund të shkosh keq nëse ndonjë ngatërresë ose ndërhyrje të ngadalësoi ose të bllokoi programet. Ndonjëherë përjeton momente ankthi që i përballon me guxim dhe përpiqesh t’i kthesh ato në pozitive.

 

 

 

Burimi/Amando.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top