FB

December 6, 2022 | 10:10

Test / Zbulo personalitetin tënd në varësi të pjesës së pemës së Krishtlindjeve që do të doje të ishe

Mendoni për një pemë të madhe Krishtlindjesh duke e imagjinuar atë me të gjitha detajet e saj, të mëdha dhe të vogla… në thelb me gjithçka që mund të mendosh.

Tani zgjidh cilën pjesë të kësaj peme do të doje të ishe :

pemën e zhveshur, pa zbukurime

një degë

një engjëll

një dekorim argjendi

një dekorim i artë

një dekorim jo-sferik

një yll

një paketë dhuratash

një top shumë i dukshëm

një top i vogël

Rezultatet

Nëse keni zgjedhur pemën. Person idealist dhe njëkohësisht kontradiktor dhe jo i lehtë për t’u kuptuar. Zgjedhja e pemës së zhveshur pa zbukurime nxjerr në pah bashkësinë e plotë me natyrën dhe lirinë. Sugjerimi është të dëgjosh sugjerimet e atyre që të duan.Duhet të mos qëndrosh i mbyllur në vetvete, duke mësuar kështu besimin që duhet të kesh tek të tjerët.

Zgjedhja e Degës. Një njeri i sjellshëm dhe praktik që kënaqet me gjëra të vogla dhe që dëshiron më shumë, është të jetë pjesë e një tërësie, domethënë të jetë në harmoni me natyrën dhe me të tjerët. Për të qenë vërtet vetvetja, personi duhet të përpiqet të shkëputë “kordonin e kërthizës” dhe të fillojë të ecë vetë. Pas momentit të parë të dëshpërimit, gjithçka do të bëhet shumë më interesante.

Zgjedhja e engjëllit. Kjo zgjedhje simbolizon dëshirën për të dalë nga një situatë “e rëndë”. Nga njëra anë, atij do t’i pëlqente të ikte dhe nga ana tjetër të qëndronte aty ku është. Duhet durim, sepse vetëm me durim mund të arrish synimin e caktuar. Nëse u qëndron besnik vlerave të tua, dëshirat e tua do të kthehen në realitet.

Zgjedhja e dekorimit të argjendë. Personi do të donte dashurinë e të gjithë atyre që e rrethonin, edhe pa bërë asgjë për ta merituar. Sugjerimi është të jesh më pak sipërfaqësor dhe të kujdesesh më shumë për njerëzit dhe gjërat që do. Ndonjëherë gjestet janë më të rëndësishme se fjalët dhe mund të ndihmojnë për të rritur karakterin tuaj.

Zgjedhja e dekorimit të artë. Personi ka prirjen të kërkojë miratimin dhe respektin e të tjerëve jo vetëm për atë që është, por edhe për çdo gjë që bën. Ai luan për të fituar, i pëlqen të komandoj, gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes. Gabimi nuk është të mbajmë parasysh faktin se edhe të tjerëve ndonjëherë u pëlqen të jenë të paktën pak të kënaqur.

Zgjedhja e dekorimit jo-sferik. Nganjëherë personi kufizohet ,pasi ka mënyrën e tij për t’u vënë re. Ajo dëshiron t’u tregojë të gjithëve se ka rëndësi, pasi ndihet jashtëzakonisht e vetmuar dhe do të donte të ishte e rrethuar nga miq dhe dashuri. Kjo ekstravagancë «e ëmbël dhe e këndshme» po të pushonte, do ta bënte të bëhej një person si shumë të tjerë dhe askush nuk do ta shikonte më.

Zgjedhja e një ylli. Personi fshihet pas një maske përsosmërie dhe saktësie, por në të vërtetë bujaria është karakteristikë e këtij personi. Që ta duash dhe ta kuptosh, duhet ta dish mirë. Sugjerimi është të mos përzihemi me njerëz që janë shumë të ndryshëm, pasi nuk do të kuptoheshin.

Zgjedhja e një pako dhuratash.Personi është praktik dhe jo sipërfaqësor, ai shkon drejt e në pikë. Person shumë praktik, i dashur i anës estetike të gjërave, shumë i sigurt në vetvete. Jashtëzakonisht pragmatik, ajo u përket njerëzve që presin përpara se të hapin dhuratën e tyre ndërsa shijojnë pritjen duke fluturuar me imagjinatë.

Zgjedhja e topit të dukshëm. Personi ka një dëshirë të madhe për siguri, për të pasur një aktivitet shpërblyes dhe për t’u ndier i afërt me dikë që e vlerëson plotësisht siç është. Ai ka shumë qëllime që nuk janë të lehta për t’u arritur, por që arrin t’i arrijë sepse nuk nxiton. Ai punon shumë dhe nuk ka stres.

Zgjedhja e topit të vogël. Personi është i shoqërueshëm, e do shoqërinë edhe nëse është mjaft introvert. Ai i mban sytë hapur dhe u kushton vëmendje atyre që takon. Nuk vuan nga protagonizmi kështu që priret të qëndrojë disi larg.

 

 

 

Burimi/Amando.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top