FB

December 29, 2021 | 8:30

Test / Zgjidhni pemën festive dhe zbuloni një detaj të personalitetit tuaj

Pema me numrin që do të zgjidhni, (sepse ju tërheqë më shumë vëmendjen) do të zbulojë diçka më shumë për karakterin tuaj. Argëtohuni përmes këtij testi dhe ndaloni e reflektoni për pak mbi qasjen që ju ofron përcaktimi në fjalë.

0

Nëse keni zgjedhur:

#1  | Rrezatoni vazhdimisht optimizëm dhe energji pozitive. Buzëqeshja juaj sjell lumturi për të gjithë njerëzit përreth jush që ndihen të dëshpëruar. Mund të mos e dini këtë, por shumë në zonën tuaj të afërt ju admirojnë. Bashkëpunëtorët, kolegët, eprorët, madje edhe anëtarët e familjes e vlerësojnë energjinë tuaj dhe nuk mund ta imagjinojnë ditën pa të.

 

#2 |  Je i vetëdijshëm se mirësia është e rëndësishme, veçanërisht në momentet më të rëndësishme tuajat. Keni fuqinë të ndjeni kur dikush ka nevojë për ndihmë. Duket se dëshira për të bërë një veprim të mirë vjen natyrshëm, pa pritur mirënjohje. Edhe pse mund të mos arrish të shohësh, por je vetëmohues, kjo nuk kalon pa u vënë re nga të tjerët!

 

#3  | Jeni një koleksionist sekretesh. Asnjëherë nuk keni menduar të ruani sekretet e dikujt tjetër, por duket se sekretet natyrshëm ju lëvizin në rrugën tuaj, sepse jeni një mik i vërtetë për të tjerët. Njerëzit ju besojnë pa kushte dhe e dinë se nuk do ta tradhtoni kurrë besimin e tyre. Njihni shpresat dhe ëndrrat e secilit anëtar të familjes suaj. Mbajtja e këtyre sekreteve nuk është kurrë një barrë për ju dhe është një lehtësim i madh për miqtë tuaj sa herë që i ndajnë ato me ju.

 

# 4 | Përçoni lumturi kudo që shkoni. Gjithmonë keni në dispozicion një shaka dhe të qeshura që nuk janë kurrë të liga apo të ashpra. Ju mund të krijoni atmosfera me humor në pothuajse çdo situatë. Ndjenja juaj e humorit ndonjëherë frymëzon të tjerët që ta shijojnë më shumë jetën. Njerëzit duan të jenë pranë jush me shpresën për të dëgjuar diçka të paharrueshme dhe argëtuese.

 

# 5 | Dini gjithmonë si të zgjidhni dhuratat më të mira për njerëzit që doni. Ju pëlqen të shfletoni katalogë për të gjetur dhuratat perfekte për miqtë tuaj. Ndonjëherë, thjesht mund të ndjeni atë që dikush dëshiron ose ka vërtet nevojë. Njerëzit janë gjithmonë të kënaqur me zgjedhjen tuaj dhe ju vlerësoni shikimin në sytë e tyre kur e hapin dhuratën.

 

# 6 | Mund të mbani mend detajet më të vogla për miqtë ose familjen tuaj. E dini se cili është ushqimi i tyre i preferuar, kur festojnë ditëlindjen, si quhen kafshët e tyre shtëpiake dhe shumë më tepër. Nëpërmjet dashurisë suaj të pafund, ju ju lini të dashurve tuaj përshtypjen se ata janë të rëndësishëm në jetën tuaj.

 

# 7 | Je një paqebërës dhe ndërmjetës i mrekullueshëm. Kur dy miq hasin në një keqkuptim të ndërsjellë, ata e dinë se mund t’ju drejtohen për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme. Falë objektivitetit, ju mund t’i kuptoni të dyja këndvështrimet. Ju gjithashtu mund t’i ndihmoni të dyja palët të kuptojnë pikëpamjet e kundërta. Falë talentit tuaj për paqe, shumë miqësi e kanë kapërcyer rrezikun e ndarjes përgjithmonë.

 

# 8 | E di gjithmonë se si t’u dërgosh mesazhet më të mira frymëzuese miqve tuaj. Ndonjëherë dërgoni edhe letra, por shumë shpesh përdorni rrjetet sociale për këtë qëllim. Duket se gjithmonë e dini se çfarë është më mirë t’u shkruani miqve tuaj dhe kjo u sjell gëzim të tjerëve. Mesazhet tuaja rrezatojnë optimizmin dhe dashurinë që njerëzit duan ta lexojnë pa pushim.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top