Zilia është një ndjenjë që e kanë shumë njerëz, por nëse pyetni ata që ju rrethojnë, askush nuk do ta pranojë se është ndier ndonjëherë ziliqar. Mundohuni t’u përgjigjeni me sinqeritet pyetjeve të këtij testi dhe më pas zbuloni se c,farë përfaqëson zilia si ndjenjë në jetën tuaj.
1. Mësoni se një kolegu juaj është ngritur në detyrë dhe i është rritur rroga. Çfarë mendoni?
a. Është i zoti dhe mund të mësoj prej tij
b. Do të ketë bërë diçka të paligjshme për t’u ngritur në detyrë
c. Nuk ka drejtësi në këtë jetë
2. Pas çdo gare, ai që fiton ngjitet në podium. Nëse do të fitonit ju, cili vend do t’ju jepte më shumë bezdi?
a. I pari
b. I dyti
c. I treti
3. Një i afërm juaj nuk e humbet asnjëherë rastin për t’u mburrur se e ka rrogën më të lartë se ju…
a. Nuk ndodh asnjëherë
b. Ndonjëherë
c. Shpesh
4. Në anglisht fjalët “zili” dhe “xhelozi” përdoren si sinonime. Mendoni se kanë të njëjtin kuptim këto fjalë?
a. Jo
b. Ndonjëherë
c. Shpesh
5. Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni ndier zili?
a. Kurrë
b. Rrallë
c. Shpesh
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.