A e keni menduar ndonjëherë shkakun e qëndrimeve tuaja në dashuri? Pse jeni xheloz apo fëminor? E pra, përgjigjet janë në mendjen tuaj, ju duhet vetëm t’i gjeni ato me ndihmën e këtij testi të dashurisë.
Përmes këtij testi të thjeshtë do të zbuloni shkakun e qëndrimeve tuaja në dashuri, pse silleni në një mënyrë të caktuar. Cila është gjëja e parë që shihni në këtë foto?
Ky test interesant dashurie, sipas psikologjisë moderne, bazohet në disa teknika të veçanta dhe të dobishme për të kuptuar arsyen e disa qëndrimeve tuaja. Sipas psikologëve, nënndërgjegjja jonë fsheh shumë informacione të rëndësishme. Ky imazh mund t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë disa nga sjelljet tuaja.
Cili është imazhi i parë që patë?
Një çift që vallëzon
Nëse në këtë test dashurisë gjëja e parë që keni vërejtur është një çift që vallëzon, atëherë marrëdhënia juaj është e balancuar dhe në harmoni të përkryer. Pranoni dallimet e partnerit pa probleme, në të vërtetë ju e doni atë pikërisht për shkak të botëkuptimit tuaj aq të ndryshëm. Historia juaj e dashurisë është e lumtur dhe harmonike.
Dy pemë
Nëse gjëja e parë që vëreni jan dy pemë, atëherë do të thotë që në dashuri pengesat nuk ju trembin, por ato ju motivojnë edhe më shumë. Sa më shumë vështirësi të përballosh, aq më shumë ngarkoheni dhe përfshiheni emocionalisht. Në dashuri ju prireni të besoni pak dhe nëse ndodh që partneri tradhton besimin tuaj do të jetë e pamundur që ta falni atë. Për fat të keq, në asnjë rrethanë nuk mund të falësh, edhe nëse kjo do të thotë t’i japësh fund një historie dashurie që i je përkushtuar shumë.
Fytyrën e një burri me mustaqe
Nëse ky është imazhi i parë që shihni, atëherë keni një qëndrim problematik në dashuri. Përjetoni tregimet tuaja të dashurisë të kushtëzuara nga disa trauma të lidhura me disa marrëdhënie të vjetra personale. Në përgjithësi, ju mendoni se është shumë më e lehtë të jetoni vetëm, pa shumë komplikime apo kompromise që duhet të pranoni. Keni frikë se partneri juaj mund t’ju dëmtojë dhe mendimi i vuajtjes ju frikëson shumë.
Pra, cila ishte përgjigja juaj përfundimtare? Mos harroni se këto interpretime nuk janë universale, sepse secili person është i ndryshëm dhe mund të ketë veçori të veçanta, tipike të mendjes njerëzore të padepërtueshme dhe misterioze.
Burimi / ognigiornomagazine.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.