FB

May 11, 2021 | 8:15

Testi i personalitetit, filtri që na ndihmojnë të bëhemi më të vetëdijshëm për veten dhe botën rreth nesh

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

 

Secili nga ne në jetën e tij të përditshme zbulon se ka njerëz të ndryshëm. Lloji ynë i personalitetit është filtri kryesor që ne përdorim për të kuptuar veten dhe botën përreth nesh. “Filtri” është mënyra se si i afrohemi jetës. Kjo do të thotë që disa gjëra mbesin dhe disa të tjera nuk arrijnë të depërtojnë në të dhe kështu ato mbesin të padukshme në vetëdijen tonë.

Speaking Child

Testet e personalitetit janë mjete që ne mund t’i përdorim për t’u bërë më të vetëdijshëm për veten dhe botën përreth nesh. Njohja e llojit që karakterizon personalitetin tonë është një mënyrë e dobishme për të vëzhguar më mirë veten dhe të tjerët. Këto lloj mjetesh na zbulojnë majat se ne jemi të aftë të mposhtim dhe në të njëjtën kohë të hedhim dritë në pjesët e jetës sonë që janë të errëta dhe të bllokuara.

Me fjalë të tjera, duke njohur llojin të cilit i përkasim, gradualisht arrijmë të mos identifikohemi me personalitetin tonë. Ne e kuptojmë se duke përdorur filtrin e psikosintezës sonë, ne përfundojmë të jemi shumë më pak nga sa jemi në të vërtetë. Është sikur të na kenë dhënë një rezidencë për të jetuar, me dhoma te bollshme, mobilie të pasura dhe kopshte të bukura, dhe jemi kufizuar në një dollap të vogël dhe të errët në bodrum. Shumë shpesh harrojmë se pjesa tjetër e rezidencës ekziston ose që e kemi në të vërtetë atë.

Testet e personalitetit janë mjete që na ndihmojnë në vetëdijen. Kjo nuk do të thotë se është një ilaç ose se i gjithë personaliteti ynë përcaktohet vetëm në bazë të tipologjive. Duke fituar vetëdije, ne mund të bëjmë maksimumin nga vetvetja dhe për këtë arsye kemi më shumë forcë të mbështetemi kur hasim ndonjë problem apo vështirësi. Ne shohim zgjidhje të reja, në vend që të reagojmë jashtë zakonit. Edhe gjërat që ne zakonisht i trajtojmë si përvoja të pakëndshme kanë një cilësi krejtësisht të ndryshme kur i provojmë me vetëdije.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top