Shkencëtarët kanë zhvilluar një test gjaku dhe urine që mund të zbulojë autizmin tek fëmijët.
Hulumtuesit në Universitetin e Warwick thanë se testi, i cili besohet të jetë i pari në llojin e vet, mund të çojë në diagnozën e mëhershme të çrregullimeve të spektrit të autizmit (ASD) tek fëmijët, të cilët pastaj mund të marrin trajtim të përshtatshëm shumë më herët.
Shkencëtarët thanë se hulumtimi i tyre gjeti një lidhje midis ASD dhe dëmtimit të proteinave në plazmën e gjakut.
Por pavarësisht kohës më të hershme që mund të çojë në diagnostikimin e autizmit kjo nuk mund të ndodhë përpara moshës 2 vjeçare.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.