Një test i syrit mund të ndihmojë për të zbuluar në fazën fillestare (dhe zakonisht është vështirësisht e dallueshme) sëmundjen e Alzheimer-it. Për këtë gjë janë të bindur studiuesit e “University College” në Londër, të cilët kanë ilustruar me detaje metodën e re.
 Për momentin ky eksperiment është përdorur te kafshët, por brenda pak muajsh do të testohet edhe te njerëzit. Testi parashikon përdorimin e një substance fluoreshente, e cila “kapet” vetëm nga qelizat e retinës në fazë degjeneruese dhe e ngjyros atë me ngjyrë të verdhë: një shenjë e pagabueshme që procese të tjera patologjike të ngjashme (përfshirë dhe Alzheimer-in) po ndodhin pak milimetra larg, në qelizat nervore (të padukshme) të trurit.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.