Një studim i fundit ka treguar se si ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet nivelit të testosteronit dhe ndershmërisë së një individi.
Eksperimenti u bë mbi 91 persona, 45 prej të cilëve u trajtuan me testosterone, të aplikuar në formë xheli në lëkurë, ndërsa pjesës tjetër iu tha të përdornin një xhel që nuk përmbante testosterone. Më pas, për të matur aftësinë e tyre për të gënjyer, subjektet u detyruan të luanin me zare dhe shpërbleheshin me lekë në bazë të pikëve të fituara. Ky eksperiment u ndërtua në mënyrë të tillë që, nëse ata dëshironin, mund të gënjenin që të fitonin paratë (për shembull çdo njeri luante i vetëm në një dhomë dhe nuk e vëzhgonte askush nga afër). Rezultatet treguan se personave që u ishte aplikuar testosteron kishin një tendencë më të madhe për të gënjyer. Sipas studiuesve, ky hormon është përgjegjës për shtimin e krenarisë dhe të nevojës për të zhvilluar një imazh pozitiv për veten.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.