Teste

February 2, 2017 | 9:56

TEST/Zgjidhni një nga gjethet dhe ju themi çfarë shoku jeni

Çfarë është “miqësia”? Ajo që lidh dy miq me njëri-tjetrin? Miqësia është një lidhje e rëndësishme emocionale, themeli i jetës shoqërore, burim i bashkëpunimit dhe mirëqenies së përbashkët.

Ju jeni mik besnik, bujar, xheloz, toksik apo i veçantë?

Bëni testin dhe të shohim se çfarë lloj shoku jeni. Shikoni në foton më poshtë dhe zgjidhni gjethen e parë që u tërheq vëmendjen.

Pse gjethet? Ata kanë një kuptim të thellë në psikologji: rritjen dhe rilindjen nga njëra anë, dhe përkohshmërinë e jetës që lind, rritet dhe vdes.

1

Figura 1. Të pranishëm

Ju jeni shumë i pranishëm tek miqtë tuaj. Jeni gjithmonë të gatshëm t’u jepni një dorë atyre. Miqësia për ju është e paçmueshme. Motoja juaj është dashuritë vijnë dhe shkojnë, por miqtë janë të shenjtë! Jeni lider në grup, dini sesi të organizoni një mbrëmje të këndshme me miqtë.

Këshillë: Ju jeni të përsosur si miq, por përpiquni të fitoni më shumë besim në veten tuaj, në mënyrë që të mos vareni nga të tjerët.

Figura 2. Ankues

A ankoheni gjatë gjithë kohës? Ju shihni vetëm anën negative të gjërave.

Këshillë: Mëso të mos i dramatizosh gjërat.

Figura 3. Ideal

A jeni mik plot energji dhe dinamik? Ju jeni i kujdesshëm dhe i vëmendshëm, u lini hapësirën e nevojshme të tjerëve për të shprehur veten. Ju dini të reagoni në mënyra të ndryshme në varësi të situates. Pranoni veten dhe të tjerët, siç ata janë dhe dini si të menaxhoni marrëdhëniet në mënyrë të balancuar. Me miqtë tuaj ju mund të bisedoni rreth çdo gjëje, nëse është e nevojshme. Përfaqësojni një mik ideal.

Këshillë: Vazhdoni në këtë rrugë.

Figura 4. Narcisist

Ju jeni inteligjentë dhe gjithmonë doni të provoni superioritetin tuaj! Mund të bëheni të padurueshëm dhe kjo i bën miqtë të qëndrojnë larg jush. Ju kritikoni gjithçka dhe të gjithë.

Këshillë: Mëso të frenosh këtë zakon, ju nuk jeni të pagabueshëm dhe argumentet e të tjerëve mund të jenë të drejta.

Figura 5. Silleni një nënë për miqtë

Gjithmonë i pranishëm dhe i kujdesshëm. Ju mbani marrëdhënie edhe me miqtë e vjetër, është e vështirë që ju të humbisni një mik. Jeni tepër mbrojtës për njerëzit që ju interesojnë. Shqetësimi juaj mund të bëhet mbytës.

Këshillë: Mëso të kufizosh vëmendjen për të tjerët dhe mendoni më shumë për veten tuaj.

Figura 6. Speciale

Ju jeni një mik i veçantë dhe të gjithë dëshirojnë t’ju kenë afër. Jeni shembull i altruizmit, mirësisë, mirëkuptimit dhe mbi të gjitha ndjeshmërisë. Me ju nuk ka nevojë të flasësh, menjëherë mund të kuptoni situatën. Karakteristikë e juaja është ndershmëria dhe besimi.

Këshillë: Në jetë nuk është vetëm miqësia dhe kurrë mos jini shumë i sigurt në besnikërinë e njerëzve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top