FB

October 6, 2025 | 17:30

Tetori dedikuar gruas: Optika Luani i bashkohet muajit të sensibilizimit

 

Në kuadër të muajit të tetorit, i cili i dedikohet forcës dhe kujdesit ndaj gruas, Optika Luani shpreh solidaritetin duke prezantuar një ofertë të veçantë.

optika-luani

Gjatë gjithë tetorit, çdo vajzë dhe grua përfiton 30% ulje për çdo blerje në çdo dyqan të Optika Luani. Kjo është një mënyrë për t’i kujtuar secilës prej jush rëndësinë e kujdesit ndaj vetes dhe për të dhënë një mesazh të qartë: shëndeti dhe mirëqenia e gruas janë gjithmonë prioritet në çdo kohë.

Tetori njihet globalisht si muaj sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi, një periudhë kur shoqëria i kushton më shumë vëmendje kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes për gratë që përballen me sfidën e kancerit të gjirit.

“Për ne, tetori nuk është vetëm një periudhë kalendarike, por një thirrje për reflektim dhe kujdes të shtuar. Duke u kujdesur për shikimin, ne besojmë se po kontribuojmë në cilësinë e jetës së çdo gruaje,” – thekson ekipi i Optika Luani.

Kjo nismë vjen si një shprehje respekti, dashurie dhe solidariteti për të gjitha gratë, si dhe një kujtesë për çdo zonjë që kujdesi për shëndetin nuk duhet shtyrë.

Tetori është muaji i shpresës, forcës dhe ndërgjegjësimit. Optika Luani është krenare të jetë pjesë e kësaj kauze dhe fton çdo vajzë e grua të vizitojë dyqanet, për të përfituar jo vetëm nga oferta, por edhe nga një mesazh i fortë:

KUJDESI PËR VETEN ËSHTË FORMA MË E PASTËR E DASHURISË!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top