Ne e dimë që, shakaja pa kripë ose kritika ironike mund ta bëjnë më intime një njohje të re dhe ndihmon për ta pranuar më lehtësisht. Studimet shpjegojnë se zakoni i thashethemeve është një rit i vërtetë shoqëror, i dobishëm në forcimin e kohezionit në grup. Por kini kujdes: kur thashethemet kthehen në keqdashje, mund të diskreditoni njerëzit. Kjo është arsyeja pse mundeni (dhe duhet!) Mësoni artin e thashethemeve … me inteligjencë!
Gossip në gazeta: Shfletimi i revistave në gjurmim të lajmeve që kanë lidhje me njerëzit e famshëm, është normale, dhe kjo falë internetit dhe pranisë së rrjeteve sociale. Duke pasur një kontakt më të ngushtë me yjet e ekranit, ia bën edhe më të lehtë “punën” vetes. Kushdo që jeton si një figurë publike bëhet një shembull, një fytyrë e njohur që duket sikur është një prej nesh. Ngulmojmë duke dashur të zbulojmë më shumë detaje rreth jetës së të tjerëve të pasionuar. Ëndërrojmë, bëjmë krahasime, kritikojmë.
Kohezioni: Të merresh me thashethemeve na pëlqen, sepse i bën mirë gjendjes shpirtërore, rrit ndjenjën e pranimit dhe ndihmon për t’u shoqërizuar. Bisedat dhe shkëmbimi i informacionit të ndaluar, ose thashethemeve spontane, është një mënyrë për të njohur njëri-tjetrin, për të hyrë në intimitet dhe për t’u ndier pjesë e grupit.
Mos e fshihni: Kujdes, një gjë është biseda e thjeshtë që fillon nga revista apo një konsideratë, tjetër gjë është tendenca për të bërë thashetheme pa pushim. Sekreti është të jesh koherent dhe të sillemi me ndershmëri: nëse po kritikohet një mik, duhet të zgjidhni fjalët e duhura dhe t’ia shpjegoni drejtpërdrejtë atij me konsiderata personale. Kjo gjë mund të bëhet një ndërveprim i dobishëm për të dyja.
Në zyrë është tjetër gjë: Do të ishte një rregull i mirë për të shmangur në çdo kontekst thashethemet me negativitet, fraza të pamëshirshme dhe gjykime therëse. Në mjedisin e punës, është e nevojshme të kontribuohet në ndërtimin e një mjedisi të qetë.
Privatësia para së gjithash: Sekretet në internet dhe rrjetet sociale janë shumë të rëndësishme. Le të pyesim veten se çfarë mendojmë në të vërtetë: të ndihemi të fortë në brendësinë e një grupi është e thjeshtë, gjëja e vështirë është të jemi besnik ndaj vetes, madje edhe me kusht që të mbetemi vetëm.
Mëso të vetëmbrohesh: Thashethemet mund të jenë një mënyrë për të vëzhguar, për t’u shfryrë, për të përdorur ironi, për të bërë krahasime dhe reflektuar, ose …. të bini në ligësi. Le t’i shmangim ligësitë e vogla që hedhin vetëm hidhërim tek ata që na rrethojnë dhe te vetja. Në vend të kësaj, lë t’i shndërrojmë këto thashetheme në një rast ironik për të kuptuar së bashku limitet tona dhe të qeshim me to. Kjo do të jetë një mënyrë të shprehuri mjaft çliruese!
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.