Nëse mendon se nuk bën thashetheme, na lejo të të themi se po gënjen veten dhe të tjerët. Të gjithë bëjnë thashetheme, kudo, në shtëpi, në fis, në punë, mes miqsh…Gjithsesi, thashethemet nuk lidhen domosdoshmërisht me fjalë dashakeqe apo ofeza të ndryshme.
Megan Robbins, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, ka një shpjegim interesant dhe të drejtë: “Thashethemet përkojnë me të folurit për njerëz që nuk janë të pranishëm”. Ai i trajton tashethemet si diçka që vjen krejt natyrshëm dhe dashur pa dashur, janë pjesë e bisedës, shkëmbimit të informacionit dhe në shumë raste, edhe e krijimit të një komuniteti me interesa të përbashkëta. Disa studiues thonë se thashethemet i ndihmuan paraardhësit tanë të mbijetonin. Psikologu revolucionar, Robin Dunbar ishte pionieri i kësaj ideje, pasi krahasoi thashethemet me njerëzit e parë. Ai i trajtoi thashethemet si një mjet që shërbeu për të komunikuar dhe për t’u lidhur.
Sipas tij, thashethemet, u japin mundësinë njerëzve që të përhapin informacion të vlefshëm në rrjete/ grupime shumë të mëdha sociale. “Po të mos ishim në gjendje të përfshiheshim në diskutimet e këtyre çështjeve (sociale dhe personale), nuk do të ishim në gjendje të mbështesnim llojet e shoqërive ku bëjmë pjesë”, shpjegoi ai. Pra, sipas kësaj logjike, thashethemet, në vija të trasha, luajnë një sërë rolesh të ndryshme në mirëmbajtjen e grupeve funksionale shoqërore dhe i mbajnë ato të gjalla për një periudhë të gjatë kohore.
Disa studiues i shohin thashethemet si dëshmi të të mësuarit kulturor, duke u ofruar përvoja të ndryshme dhe duke caktuar se çfarë është dhe nuk është e pranueshme në shoqërinë tonë. Për shembull, nëse ka dikush që mashtron shumë në një komunitet ose rreth shoqëror dhe njerëzit fillojnë të flasin për atë person në një mënyrë negative, sqaron Robbins.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.