FB

January 20, 2024 | 6:07

Thembra e Akilit përfaqëson sot të gjithë planetin tonë. Si zemërimi është i shpërfaqur kudo?

 

*Angela Kosta, shkrimtare e gjuhës shqipe dhe italiane

Kur poeti epik i famshëm grek Homeri shkroi poemën e famshme Iliada duke rrëfyer pesëdhjetë e një ditët e dhjetë viteve të fundit të luftës, nuk e dinte se një skenë e tillë do të ndodhte qindra shekuj më vonë, në skenarë të tjerë më modernë. Sipari i qytetit të hershëm të Trojës, sot përfaqëson të gjithë planetin tonë. Zemërimi i atyre që shkaktojnë dëme të pafundme, është uragani i urrejtjes që shkatërron dhe copëton pa mëshirë popujt, i privuar nga çdo mjet për t’u mbrojtur apo për të gjetur strehë nga ajo e keqe që qielli “lëvdon”, i ndriçuar nga raketat dhe bombat, nën urdhrin e të atyre që ishin dhe vazhdojnë jenë nën “pagëzimin” e rrjedhës së lakmisë dhe mbizotërimit.

zemerimi

Askush nuk mund të pretendojë të kundërtën!

Zemërimi i Akilit tashmë shfaqet kudo! Në epokën tonë që po përjetojmë, nuk duhen dhjetë vjet luftime, madje as mijëra ushtarë, por janë të mjaftueshme vetëm disa orë dhe raketat i kthejnë qytetet e Ukrainës, Palestinës apo shumë vendeve të tjera, në gërmadha dhe hi, duke varrosur në këtë mënyrë për së gjalli ata që nuk kanë asnjë faj: fëmijë, gra dhe të moshuar.

Meshkuj nuk ka!

Fusha e betejës i thërret përsëri me lot ndër sy, pasi edhe pse nuk qajnë, përballë lamtumirës me familjarët: fëmijëve, grave, prindërve, apo të dashurës, ata nuk mund të evokojnë karakterin e tyre të fortë dhe rezistues, ndaj qajnë. E keqja e kohërave të tanishme, është i njëjti burim i helmit, i zjarrit dhe i fuqisë së dominimit; kjo personifikon Tetis, nënën e Akilit, nimfë deti e pavdekshme, e cila mund të shndërrohej në: gjarpër, zjarr dhe luan.

akili1

Luftëra të tjera të heshtura zotërojnë planetin tonë dhe e gjithë kjo po ndodh në heshtje, me diplomaci ku nuk ka nevojë të ngrihet zëri, madje as të këmbëngulësh për të pasur pak paqe duke i dhënë fund shtetrrethimit dhe bombardimeve. Kali i Trojës, për sa kohë është i padukshëm, tashmë gjendet në pikën kulminante të qendrës në rruzullin tokësor dhe arrin ende të mashtrojë ata që mbështeten si zakonisht në premtimet e rreme, nëpër tryeza e rrumbullakëta, midis fytyrave të ashpra apo shprehjeve të “pasura” që përcaktojnë fatin e mjeruar të miliona njerëzve. E gjithë kjo nuk ka të bëjë fare me altruizmin e tyre të pa pranishëm. Interesi i tyre shkon përtej atij të popullit. Brishtësia e kundër palës është ajo që i shqetëson në çdo mënyrë. Fytyrat e tyre ngërdheshen, nxihen, shtrëngojnë grushtet dhe kërcëllojnë dhëmbët, duke mos e fshehur aspak zemërimin e tyre, e fatkeqësisht debati vazhdon për muaj e vite me radhë.

Të gjithë e kuptojnë se pushtimi i një vendi tjetër nuk u përket e megjithatë atyre që duhet të jetë sovranët e vetëm të saj, nuk kanë asnjë përkrahje apo fjalë. Populli, i zhveshur nga çdo e drejtë, detyrohet të jetë i durueshëm, pësues ndaj kushteve dhe pasojave të vendimeve të atyre që qeverisin Tokën tonë, e zhytur e tëra në armiqësinë e ferrit, madje edhe vetë thembra e Akilit, ja pse ka mbetur shumë pak shpresë për të shpëtuar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top