FB

December 17, 2021 | 8:00

THËNIE / Falja, mënyra e vetme për t’u çliruar dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë!

Kur mbani mëri ndaj dikujt, atëherë jeni të lidhur me atë person ose me situatën përmes një lidhjeje të fortë emocionale, edhe nëse ai është i urryer. Falja është mënyra e vetme për të thyer atë lidhje dhe për t’u çliruar.

Është e rëndësishme të mësosh të falësh dhe të kapërcesh, duke e lënë jetën, Karmën apo çfarëdo që ekziston, të bëjnë punën e tyre. Nëpërmjet faljes, njeriu përmirësohet shpirtërisht dhe përmirësohet si person, pasi nuk lejon që humori i keq i tjetrit të infektojë dhe të ndryshojë karakterin e tij.

Le të mos mbajmë mëri, por të distancohemi nga ata që na pikëllojnë. Largimi nga toksiciteti i dëmshëm do të përmirësojë edhe cilësinë e jetës sonë.

 

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

0

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top