Mos u konsumoni në pritje, vazhdoni!
Më lejoni t’ju kujtoj se jeta juaj nuk pushon dhe…, Delorean-i për fat të keq, ekziston vetëm në ‘Back to the future’.
Koha është e pamëshirshme dhe e panegociueshme, rrjedh… Është gjynah i vërtetë të qëndroni në qoshe joaktiv në emër të sigurisë, i varfër në përvoja, i largët, frikacak. Ecni përpara dhe gjithmonë do të gjeni një mënyrë për ta bërë terrenin të përshtatshëm për veten tuaj. Mbani mend se nuk i detyroheni asgjë askujt përveç vetes tuaj. I detyroheni eksperienca…, të mira apo të këqija nuk ka rëndësi, ky është pulsi i jetës sonë.
Mbani “përbërësit” tuaj! (Ruani) materialet nga të cilat jeni bërë… dhe vazhdoni…!
Dhe mos harroni…, nuk ka makinë kohe përveç momentit që krijoni.
Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.