Thënie

August 27, 2020 | 8:00

THËNIE / Të fortët nuk manipulohen…

Të fortët dinë të jenë vetvetja, i dinë të drejtat e tyre dhe nuk heqin dorë. Dinë të jenë të lumtur pavarësisht gjithçkaje. Kanë rrënjë të fuqishme të cilat nuk mund të zhduken.

Nuk është e lehtë të shkatërrosh parimet, dinjitetin, vetëbesimin e tyre. Janë në gjendje të mbështesin çdo të vërtetë, goditjet e fatit, torturën e tradhtisë dhe stuhitë e emocioneve.

Nuk kanë frikë nga dhimbja: tashmë e kanë kaluar ferrin e tyre personal dhe dinë t’i shndërrojnë plagët në mençuri, dinë të shijojnë jetën, duke mbajtur në zemër bukurinë dhe butësinë.

Nuk ecin në rrugët e njerëzve të tjerë, nuk bëjnë tregti me lumturinë, nuk lypin dashuri. Por nëse ata duhet ta njohin këtë ndjenjë, do ta pranonin si dhuratë dhe kurrë nuk do t’i tradhtonin ata që duan.

Burimi Internet

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top