Së pari, partneri i përkryer nuk ekziston dhe jeta në çift është plot pengesa. Për t’u bërë të vetëdijshëm për këto dy të vërteta të mëdha është mirë të kuptoni se marrëdhënia nuk është e bazuar vetëm në dashuri. Natyrisht, përbërës kryesor për të gjitha marrëdhëniet në çift është padyshim dashuria. Megjithatë, ka gjëra të tjera të nevojshme për të ndërtuar një marrëdhënie të fortë, të qëndrueshme dhe mbi të gjitha, të lumtur. Cilët janë përbërësit e një marrëdhënie të lumtur?
Besimi
Një nga thesaret më të mëdha në çift është besimi. Besimi është mjet për të arritur lumturinë tuaj dhe të personit tjetër. Kur ju vini në praktikë këtë ndjenjë, marrëdhënia ushqehet me paqe dhe nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar, edhe kur nuk jeni së bashku. Të jetosh me këtë ankth, ose vazhdimisht të mendoni për një tradhti të mundshme gjeneron tension në lidhje.
Pranimi
Pranimi të thotë të mos përpiqeni të ndryshoni partnerin. Kujdes, ne shpesh themi të pranojmë gabimet e tjetrit por, në një mënyrë apo një tjetër, ne presim ndryshim prej tij/saj. Është e rëndësishme që të jeni në gjendje të mirëprisni meritat dhe gabimet e atyre që i duam, askush nuk është i përsosur dhe nganjëherë disa sjellje janë pjesë e personalitetit. Ndryshimi është i mirëpritur kur është konstruktie dhe i dëshiruar nga të dyja palët.
Komunikimi
Një nga shtyllat më të mëdha në marrëdhëniet e çiftit është mbajtja e një komunikimi të mirë. Në çdo kohë është e rëndësishme të flisni, të thoni atë qëmendoni.
Kompromisi
“Në kohë të mira dhe të këqija.” Kompromisi do të thotë pranimi për të ndarë jetën me një person tjetër dhe takoheni në një zonë të përbashkët. Pa marrë parasysh sa gjëra të mira apo të këqija ndodhin, duhet të keni besim se jeni të gatshëm për t’i kapërcyer të gjitha së bashku.
Respekti
Respekti siguron një bashkëjetesë të shëndetshme. Është e rëndësishme që të dy të dini të kontrolloni situatat e zemërimit. Duhet të kontrolloni veten, që të mos flisni me fjalë fyese.
Falja
Nuk ka marrëdhënie të përsosur, në çdo kohë mund të vihet në provë për shkak të një gabimi. Është e drejtë të falësh? Falja nuk është një gjest që e bëjnë të gjithë dhe është e vështirë për ta ofruar atë me zemër, por në çift është shumë e rëndësishme, sepse ajo është pjesë e rritjes së brendshme si për mashkullin edhe për femrën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.