Lifestyle

April 25, 2018 | 9:10

Thinja? Receta natyrale të gjyshes për t’i lyer në mënyrë natyrale

 

Doni të mbuloni thinjat? Përpara se të shpenzoni para dhe kohë për trajtime të kushtueshme të cilat edhe mund t’i dëmtojnë flokët, provoni këto receta. Janë pak gjëra që mund të zgjidhni: kafe, çaj i zi, sherebelë, rozmarinë dhe kakao.

thinjat

Mbulo thinjat me këna

Kënaja është një pluhur natyral, e cila është përftuar nga procesi i tharjes së një bime me origjinë afrikano-veriore dhe indiane. Ka nuanca të ndryshme, të cilat ndihmojnë të mbuloni thinjat në ngjyrat e kuqe-kafe. Kënaja blihet në mjekësinë bimore, në farmaci apo në dyqane parukerie.

Duhet të zgjidhni tonalitetin më të përafërt me ngjyrën e flokëve dhe ta përzieni pluhurin me ujë të bollshëm deri sa të bëhet si bazë kremoze, e ngjeshur dhe ma kokrriza. Për ta mbajtur ngjyrën solide mund të shtoni lëng limoni ose uthull. Doza e përdorimit varet nga gjatësia e flokëve. Për çdo rast mund të mbahet sipas dëshirës, mund të aplikohet tek flokët e lagur, para larjes me shampo neutrale. Duhet ta lini produktin në pushim për një kohë sipas intensitet të ngjyrës që dëshironi. Mandej e shpëlani sërish me shampo neutrale, pra pa kimikate. Kënaja nuk depërton në flokë, por e shndërron atë në një mbrojtës, duke iu dhënë ngjyrën që duhet thinjave për 6-8 javë.

Mbulo thinjat me kafe

Mjafton një kapsulë kafe e fortë, ta ftohni dhe ta përshkoni në flokë para se t’i lani. Flokët, aty ku është aplikuar kafeja, duhet të jenë masazhuar në mënyrë delikate me kafe dhe të lihen për të paktën 5 minuta. Ka rëndësi të jetë kafe natyrale dhe jo e fabrikuar, pra pa përbërës të tjerë. Për ta fiksuar më mirë ngjyrën, mund të bëni dhe një shpëlarje me uthull të bardhë. Falë kafeinës, kafeja reagon cedhe në kontrastin e shkaktuar nga rënia e flokëve.

Mbulo thinjat me çaj të zi

Për ta aplikuar këtë recetë mbi flokë, duhet të merrni disa gjethe çaji të zi dhe t’i vendosni në një litër ujë. Hapi tjetër është të valojë për 30 minuta dhe ta lini të çlirojë për 24 orë. Pas kësaj, uji duhet të filtrohet dhe përzierja të aplikohet në flokë, ku duhet të qëndrojë për rreth një orë, para se ta shpëlani me shampo neutrale. Çaji arrin t’i maskojë thinjat, sepse është i pasur me pigmente dhe antioksidantë që janë të dobishëm për shëndetin e flokëve.

Mbulo thinjat me shërebelë dhe rozmarinë

Bimët aromatike janë ndër mjetet më pak të njohura natyrore për ngjyrosjen e flokëve, por ato janë shumë efektive. Rozmarina mund të përdoret ashtu si çaji i zi, ku pasit jetë ftohur, mund të përdoret për shpëlarjen e flokëve pas shampos neutrale. Masa: në një litër ujë shtoni rreth 200 gram gjethe, dhe lëreni të valojë për 30 minuta. Ftoheni dhe përdoreni si shampo, duke e mbajtur për 30 minuta.

Mbulo thinjat me kakao

Edhe me kakao mund t’i errësojmë thinjat. Në këtë rast, është e nevojshme të përziejmë 3 lugë mjaltë me 3 lugë kakao, për të krijuar një krem të trashë. Përzierja duhet të lihet për të vepruar në flokë të thatë për rreth një orë përpara shpëlarjes. Flokët do të jenë më të errët dhe do të kenë një aromë të këndshme.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi http://www.nonsprecare.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top