Dëshironi një manikyr me ngjyra dhe plot gjallëri? Për stinët pranverë-verë 2018 vendosni lule në thonjtë tuaj dhe lëreni veten të pushtoheni nga arti më romantik i thonjve të momentit.
Pavarësisht nëse janë vizatime të vogla, aplikime 3D ose lule të vogla të vërteta të vendosura në manikyr, tema e luleve është padyshim ajo që synohet në artin e zbukurimit të thonjve.
Nga manikyrët e frymëzuar nga stili oriental dhe ato me ngjyra që transformojnë thonjtë në vepra të vogla arti deri tek ‘nail art’ me tonalitetet e pastelit.
Në lidhje me ngjyrat këtë pranverë verë do të mbizotërojnë nuancat e të kuqes, portokallisë, pjeshkës, kajsisë, rozës.
Edhe e bardha optike do të jetë në gjendje të shkëlqejë çfarëdo lëkure.
Një nuancë tjetër për sezonin e bukur është bluja e natës, që qëndron në vendin e parë edhe pas dimrit të akullt.
Edhe manikyrët metalizato do të jenë përsëri të preferuar, në ngjyrat e arit dhe argjendit.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.