FB

March 30, 2022 | 9:11

Thyen heshtjen / Si reaguan nëna dhe bashkëshortja e Will Smith ndaj shuplakës që dha aktori në skenën e Oscar-it

Nëna e Will Smith u trondit po aq sa gjithë të tjerët kur pa djalin e saj duke goditur me shuplakë Chris Rock në skenë në mes të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar të dielën mbrëma.

Carolyn Smith, 85 vjeç, ishte duke parë transmetimin me familjen në periferi të Filadelfias, kur pa djalin e saj duke reaguar me zemërim ndaj një shakaje nga Rock për gruan e Smith, Jada Pinkett Smith, në një nga momentet më mahnitëse në historinë e Oscars.

“Ai është një person shumë i drejtë me njerëzit”, tha ajo për ABC Philadelphia WPVI. “Kjo është hera e parë që e kam parë të dalë nga vetja. Hera e parë në jetën e tij… Nuk e kam parë kurrë ta bëjë këtë”.

Ishte një natë me emocione të përziera për Carolyn dhe familjen e saj, pasi Smith fitoi çmimin e tij të parë për aktorin më të mirë për rolin e tij në “King Richard” më pak se një orë pas incidentit me Rock.

“Unë e di se si punon ai, sa shumë punon…Unë kam qenë duke pritur”, tha Carolyn Smith për WPVI. “Kur dëgjova emrin, thashë vetëm “Po!”

Mes pasojave të vazhdueshme për sjelljen e Smith, familja e tij i ka qëndruar në krah. “Unë jam krenare që ai është ai,” tha nëna e tij.

Ndërkohë Jada Pinkett-Smith, pas incidentit të bujshëm që përfshiu Will Smith në Oscar, reagoi për herë të parë në Instagram. “Kjo është stina e shërimit dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu”, shkroi ajo. Një mesazh që nuk i referohet domosdoshmërisht shuplakës që burri i saj i dha Chris Rock-ut, pas shakasë me Jada-n për alopecinë, por gjithsesi është mjaft domethënës.

 

Burimi / https://www.today.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top